LIVE UPDATES

"Shqipëria në BE pa të drejtë vetoje"/ Nga Braverman te Farage, Rama përgjigjet nga Londra: Po të mallkuam ne, zhdukesh

➤Kryeministri Rama ndodhet në Londër, ku nesër do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit. ➤Në panelin “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian”, Rama deklaroi se Shqipëria është e gatshme të pranojë anëtarësimin në Bashkimin Europian pa të drejtë vetoje apo votimi. ➤Kryeministri Edi Rama nuk kurseu ironitë ndaj politikanit britanik, Nigel Farage, më të cilin është përplasur edhe më herët për çështjen e emigrantëve shqiptarë në Britani. ➤Rama tha se zbuloi se Farage i kishte kërkuar 28 nëntorin, por me ironi, shtoi se e kishte refuzuar duke i thënë se do dukej i vogël para heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu. ➤Kreu i qeverisë shqiptare nuk la pa përmendur as ish-sekretaren britanike, Suella Braverman, duke kujtuar deklaratat e saj për emigrantët shqiptarë. ➤Rama ironizoi largimin e saj nga qeveria, duke lënë të nënkuptohet se “mallkimi i shqiptarëve” ka bërë efektin e vet. ➤Në Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale, “Future Resilience Forum 2025”, Rama u shpreh se Europa ndodhet në krizë, teksa i bëri thirrje të zgjohet. ➤Rama komentoi edhe luftën Rusi-Ukrainë, ku përsëriti sërish qëndrimin e Shqipërisë. ➤I pyetur nëse ishte takuar ndonjëherë më Putin, Rama u përgjigj shkurtimisht duke e mohuar, teksa shtoi se nuk ishte dakord me veprimet e liderit rus.

4 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

A jeni takuar me Putinin? Rama në Londër: Nuk na pëlqen ai dhe Rusia aktuale!

"Shqipëria në BE pa të drejtë vetoje"/ Nga
Edi Rama

BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në forumin ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale në Londër, ku u ndal te sfidat globale dhe lufta Rusi-Ukrainë. Kreu i qeverisë shqiptare përsëriti edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë krah Ukrainës, duke shtuar se vendi ynë nuk është dakord me veprimet e presidentit rus Vladimir Putin.

“Ne e dashurojmë Dostojevskin e gjithçka që na ka dhënë kultura ruse, por nuk na pëlqen Putini dhe nuk na pëlqen Rusia aktuale. Dhe nuk kemi të bëjmë asgjë me të dhe as nuk na merr malli”, tha kryeministri.

I pyetur nëse është takuar ndonjëherë me liderin rus, Kryeministri Rama e mohoi. Rama tha se Shqipëria është i vetmi vend në të gjithë kontinentin, që nga Kremlini dhe Moska nuk ka ardhur askush nga 1960 dhe askush nga vendi ynë nuk ka shkuar në Moskë. 

Pyetje: Jeni takuar me Putin

Edi Rama: Takim me Putinin? Jo, faleminderit. Ne jemi një rast i veçantë, sepse Shqipëria është i vetmi vend në të gjithë kontinentin që nga Kremlini dhe Moska nuk ka ardhur askush nga 1960 dhe askush nga pala jonë nuk ka shkuar në Moskë. Kjo ka të bëjë me historinë tonë, sepse ne, si i vetmi vend komunist, i cilësonim ata tradhtarë dhe të degraduar që nuk e meritonin shoqërinë tonë. Luftuam si fari i vetëm i komunizmit në Europë. Kur komunistët e braktisën Stalinin, ne e ndoqëm Stalinin, Stalini ishte në bulevardin tonë kryesorë deri në vitin 1990. Kjo krijoi një mungesë totale qëndrimi.

Pyetje: Nuk keni pasur takime të mëparshme qeveritare?

Edi Rama: Jo nuk kemi pasur. Kurrë nuk jemi tunduar nga oligarkët rusë…

Pyetje: Një ndryshim të kufijve në Europë

Edi Rama: Unë nuk besoj që jo vetëm në Europë, por edhe në vende të tjera do të pranohen ndryshim kufijsh. E thonë të gjithë qartë që integriteti territorial i Ukrainës duhet të jetë i paprekshëm. Por nga ana tjetër ka forma të ndryshme marrëveshjes që mund t’i çelin  rrugën paqes apo në formë e një konflikti të ngrirë pa pranuar asnjë ndryshim kufijsh. Kjo besoj është qasje e drejtë.

7 MUAJ ME PARE

"Një gjigand i vjetër dhe i lodhur"/ Rama në Londër: Europa në krizë, "e këshillon" të zgjohet

"Shqipëria në BE pa të drejtë vetoje"/ Nga
edi rama- “Future Resilience Forum 2025

BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale, “Future Resilience Forum 2025”, ku komentoi gjendjen në cilën ndodhet Europa tani. Sipas Ramës, Europa ndodhet në një moment kritik. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Europa duhet të zgjohet dhe të kuptojë që bota ka ndryshuar, duke e krahasuar me Kinën si një prej superfuqive aktuale e cila ka një qasje ndryshe. Sipas Ramës, Kina ka një strategji të bazuar në biznes dhe një plan afatgjatë, ndryshe nga kontinenti ynë.

“Të gjithë e shohin Europën si një gjigand të vjetër të lodhur që nuk është më në gjendje të zgjohet dhe të kuptoj që bota ka ndryshuar. Në më pak se 10 vjet, Kina do të ketë dyfishin e PBB të Europës. Europa ndodhet në moment kritik sepse i duhet të ndajë mendjen për të përfunduar projektin e etërve, apo të ecë në një drejtim më katastrofik si shembulli i Brexit. Kina nuk është e interesuar për universalizimin e mënyrës së saj të jetesës, ata besojnë se i përkasin një civilizimi të epërm që nuk ja vlen ta përhapësh. Ndërkohë që kurdo që mundet Kina kërkon të bëj biznes. Ky është tipar i fuqive të mëdha që nuk ka ngjasi me asgjë të ngjashme që jemi mësuar të jetojmë në jetën tonë. Kina ka këtë qasje ndryshe, nga ana tjetër ka diçka që edhe pse Kina flet për planin 5 vjeçar të rradhës pra 25 vjet më pas, Franca nuk ka plan as për javën e ardhshme. Është një dallim shumë i madh që pasqyrohet në jetën e përditshme.”, tha Rama.

7 MUAJ ME PARE

"Kërkoi të vizitonte Shqipërinë më 28 nëntor"/ Rama 'thumbon' Farage nga Londra: Do dukesh i vogël para heroit tonë kombëtar

"Shqipëria në BE pa të drejtë vetoje"/ Nga
edi rama-Nigel Farage

BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama nuk kurseu ironitë gjatë pjesëmarrjes në panelin e organizuar nga Chatham House me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian”. Pas batutës ironike për ish-sekretaren britanike, Suella Braverman, Rama shigjetoi edhe politikanin britanik, Nigel Farage. Me këtë të fundin, kreu i qeverisë shqiptare është përplasur edhe më herët për çështjen e emigrantëve shqiptarë në Britani. Ndërkohë, nga Londra, Rama tha se Farage i kishte kërkuar të vizitonte Shqipërinë më 28 Nëntor, por ai i tha të zgjidhte një datë tjetër. 

“Mikun tim të dashur Nigel, e kam ftuar, më ka premtuar edhe publikisht që do të vijë, më kërkoi një datë që përkon një datë që përkon me ditën tonë të pavarësisë dhe i thash: Nigel, më mirë të gjejmë një datë tjetër sepse në qoftë se vjen do të duhet të përballesh me heroin tonë kombëtar dhe dukesh shumë i vogël. Mendoj që s’na takon ne të vendosim se kush do zgjidhet në Britani, por e kemi parë që puna e qeverisë është diçka krejt ndryshe nga poezia në opozitë. Nuk shoh problem për të bashkëpunuar me këdo. Në fund besoj që Farage nuk është problemi, Farage është pasqyrë e problemeve i cili ka një aftësi teatrale për të qenë tërheqës, por problemet qëndrojnë tjetër kund”, tha Rama.

Më herët, në panel, Rama përmendi ish-sekretaren Suella Braverman, e cila gjatë mandatit të saj lëshoi akuza të rënda ndaj emigrantëve shqiptarë në Britani, duke i cilësuar ata kriminelë. Mes batutës dhe ironisë, Rama tha se Braverman u mor padrejtësisht me shqiptarët.

"Mua më vjen keq, më vjen shumë keq dhe e thashë dhe në një takim tjetër, që kur dikush që quhej Suela (Suella Braverman), një tjetër qeveri, kur ajo piketoi shqiptarët.. e meqë ra fjala, ku është ajo? Jo, thjesht mbaje mend, që mos u merr me shqiptarët, sepse nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh.", u shpreh Rama.

/ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Rama: Shqipëria gati të anëtarësohet në BE pa të drejtën e vetos, më mirë brenda se jashtë

"Shqipëria në BE pa të drejtë vetoje"/ Nga
Edi Rama

BRITANIA E MADHE- Gjatë pjesëmarrjes në panelin e organizuar nga Chatham House me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian”, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian nuk duhet parë më si një zgjedhje ekstreme “ose gjithçka ose asgjë”.

Ai theksoi se vendet kandidate si Shqipëria nuk mund të trajtohen njësoj si vendet anëtare me të drejta të plota, por duhet të përfshihen gradualisht në strukturat europiane, edhe pa të drejtë vetoje fillimisht. Kryeministri u shpreh i hapur për një model të ri anëtarësimi, ku Shqipëria të jetë pjesë e BE-së me një status të veçantë, pa të drejtë vetoje dhe pa votim, deri në reformimin e plotë të mekanizmave të Bashkimit Evropian.

“E kam thënë më parë, kam qenë avokat i kësaj gjëja. Avokat i dy gjërave. E para që procesi s’mund të jetë gjithçka ose asgjë. Sa kohë je vetëm kandidat nuk ke asgjë. Nga kjo shtysë që ne bëmë ia dolëm të gjejmë vesh që na dëgjuan për të pasur para shtesë për të financuar reformat.

Ka një dëshpërim shumë të artë mes vendeve të BE, atyre të mëdha sa i përket barazisë rreth tryezës që duhet të arrijnë konsensus. Kur të na shihni ne do thonë ‘Oh Zot, kemi më shumë nga ata që sjellin telash’e dhe në fund thua ‘jo, jo’. Pastaj vendimi ka veto, kanë të drejtë jo për veton por për faktin që janë kaq të frustuar.

 Marrja jonë si anëtar me një staus ndryshe është e mirëpritur, pa të drejtë vetoje, votimi për sa kohë BE do të reformojë veten. Kjo reformë ka qenë kryefjalë për kaq shumë dekada. Është e vështirë të reformosh mekanizma. Kur vjen fjala për të vendosur ne jemi linjë dhe ndjekim. Kur dënojë ndonjë bela e madhe askush nuk mund të na fajësojë, ndërsa kur ka sukses, jemi pjesë e suksesit.”, u shpreh ai./ZËRI

 

 

Poll

MOS HUMB