LIVE UPDATES

Vrasja e tretë brenda pak orësh/ Sherr për pagesën e xhiros dhe fotos me kalë, vritet me thikë turisti, arrestohet autori

➤Një vrasje me thikë në Berat pasditen e sotme, regjistroi ngjarjen e tretë kriminale këtë të martë në vend. ➤Kristo Mema, i njohur gjithashtu si Kostandin Hoxha 63-vjeç, vrau turistin Keli Hoxha në lagjen 'Kala', në Berat. ➤Vrasja ka ndodhur gjatë konflikti për motive të dobëta, ku shkak dyshohet se është bërë një kalë që mbante autori, me të cilin ofronte xhiro për turistët në zonën e kalasë. ➤Viktima, Keli Hoxha ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë. ➤42-vjeçari kishte kërkuar t'i bënte foto vajzës së tij të vogël me kalin e Kristo Memës, por ky i fundit ka kërkuar lekët ndërsa Hoxha nuk ka pranuar. ➤Pas kësaj ka nisur debati mes tyre dhe pronari i kalit ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur turistin në sy të familjarëve të tij. ➤Ai nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spital. ➤Ndërkohë, pas disa orësh ndjekjeje, policia ka arrestuar autorit, i cilii është me precedentë penalë në Greqi. 

3 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

Vrau me thikë turistin për një foto në kalë, arrestohet autori i vrasjes në Berat

Vrasja e tretë brenda pak orësh/ Sherr për pagesën e xhiros
Kristo Mema alias Kastriot Hoxha

BERAT- Kristo Mema, i njohur gjithashtu si Kostandin Hoxha 63-vjeç, i cili vrau turistin Keli Hoxha në lagjen 'Kala', në Berat, është arrestuar nga policia. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme gjatë një konflikti për motive të dobëta. Shkak dyshohet se është bërë një kalë që mbante autori, me të cilin ofronte xhiro për turistët në zonën e kalasë. 

Viktima, Keli Hoxha ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë. Mësohet se Hoxha kishte kërkuar t'i bënte foto vajzës së tij të vogël me kalin e Kristo Memës, por ky i fundit ka kërkuar lekët ndërsa Hoxha nuk ka pranuar. Pas kësaj ka nisur debati mes tyre dhe pronari i kalit ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur turistin në sy të familjarëve të tij.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit. Por, shërbimet e policisë reaguan menjëherë dhe vendin e ngjarjes e kontrolluan për kapjen e autorit, i cili tashmë është arrestuar./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Vrau turistin në kalanë e Beratit për një kalë, autori me precedent në Greqi (FOTO)

Vrasja e tretë brenda pak orësh/ Sherr për pagesën e xhiros
Kristo Mema alias Kastriot Hoxha

BERAT- Detaje të reja kanë ndalë lidhur me ngjarjen e rënë që ndodhi pasditen e sotme në kalanë e Beratit, ku një 42-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë. Burime bëjnë me dije se shkak dyshohet se është bërë një kalë që mbante autori, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63-vjeç. Ky i fundit, ofronte xhiro me kalë për turistët në zonën e kalasë. 

Mësohet se fillimisht ata kanë debatuar, e më pas debati ka degjeneruar në përplasje fizike, që më pas ka përfunduar në tragjedi. Viktima, Keli Hoxha ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë. Ai u ka bërë foto fëmijëve me kalin dhe nuk ka paguar para. Pas kësaj ka nisur debati mes tyre dhe pronari i kalit, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha. Më pas, 63-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur turistin në sy të familjarëve të tij.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit 63-vjeçar dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij. Bëhet me dije se autori është me precedent penal në Greqi, ndërsa viktima Keli Hoxha ishte turist. 

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e rrethanave që çuan në këtë vrasje./ZËRI

 

7 MUAJ ME PARE

Tjetër vrasje brenda pak orësh! Vritet me thikë 42-vjeçari në kalanë e Beratit, autori në kërkim (EMRAT)

Vrasja e tretë brenda pak orësh/ Sherr për pagesën e xhiros
FOTO ILUSTRUESE

BERAT- Një tjetër vrasje është regjistruar brenda pak orësh këtë të martë në vendin tonë, ku ngjarja më i fundit raportohet nga Berati, në lagjen e Kalasë. Një 42-vjeçar Keli Hoxha ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga një 63-vjeçar Kristo Mema alias Kastriot Hoxha. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motivi të dobëta. Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.

Njoftimi:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB