LIVE UPDATES

Prokuroria fakton zhvatjen përmes mikrokredive, qytetarit iu mbajtën peng 14 prona për 350 mijë lekë detyrime

➤Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 9 masa sigurie arrest me burg dhe arrest në shtëpi, për përfaqësues të kompanive të mikrokredive, si dhe përmbarues privat. ➤ Pas disa muajve denoncime nga ZËRI, sot Prokuroria ka bërë "goditjen" e parë, duke tundur prangat për përgjegjësit. ➤ZËRI ka zbardhur identitetet e tyre, të cilët janë Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Kejda Seferi, Arben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi, Jorsida Dervishi dhe Elda Ibro. ➤Prokuroria ka faktuar skemën e vjedhjes dhe shantazhimit të qytetarëve përmes mikrokredive, të cilët u janë bllokuar pronat apo llogaritë bankare. ➤Në njoftimin e prokurorisë thuhet se, 5 shoqëritë, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga banka ‘ProCredit’ 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

10 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

BSH i vë shiritin përfundimisht MCA dhe Final

Prokuroria fakton zhvatjen përmes mikrokredive, qytetarit iu mbajtën
Foto ilustruese

TIRANË- Banka e Shqipërisë është "zgjuar"! Një vendim që duhet ta kishte marrë kohë më parë, e ka marrë sot pas disa muajsh denoncime të bëra nga ZËRI lidhur me skemën e mashtrimit të mikrokredive. Sot, Banka e Shqipërisë ka REVOKUAR licencat e shoqërive mikrofinanciare ‘Final’ dhe ‘Micro Credit Albania', të cilat deri më tani ishin të pezulluara. (VENDIMET I GJENI NË FUND)

Në një njoftim zyrtar, Banka e Shqipërisë ka dalë në përfundimin se këto institucione nuk i plotësojnë më kushtet për të mbajtur licensën. Në këtë vendim kanë dalë pasi sot Prokuroria e Tiranës e cilësoi zyrtarisht, këtë metodë kredimarrjeje si "skemë piramidale", me qëllim zhvatjen e qytetarëve. 

"Jemi në kushtet kur ata nuk plotësojnë më kriterin e reputacionit të lartë etik, i cili ndër të tjera konsideron që individi të mos jetë në ndjekje penale, në gjykim për vepra penale dhe i dënuar penalisht."

Por është e paqartë se çfarë do të ndodhë me debitorët në këto dy institucione. Deri më tani, nuk ka asnjë njoftim pasi edhe vetë "BSH" thotë se po adreson kuadrin ligjor për të administruar kreditë e klientëve të këtyre dy kompanive. Një përgjigje më e qartë pritet që të jepet nga banka në ditët në vijim.

"Banka e Shqipërisë do të dalë me një njoftim të dytë për të dhënë sqarime të plota për të gjithë klientët e interesuar se si do të trajtohen në vijimësi portofolet e kredive të këtyre dy subjekteve."

Sot, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, 9 persona u vendosën në masë sigurie, disa në burg e disa të tjerë në shtëpi, pasi akuzohen për disa vepra penale. Prokuroria ka dalë në përfundimin se Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, por edhe personat fizikë: Elda Ibro, Andis Gjoka, Olsi Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Cuberi, Indrit Cuberi, Alban Kote, Aldo Daka, Edmond Mato, Roland Deda, Jordisa Dervishi, Alketa Sali Goxha, Albert Geea, Kejda Seferi, Mariela Basha, Besmir Barxhani, Saimir Hajdari, Bashkim Xhafa, Florian Beqaraj, kanë përdorur licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues gjyqësorë për të zhvatur mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra.

Madje kanë zhvatur edhe pronat e qytetarëve që nuk kanë marrë kurrë kredi! Kjo është vetëm një nga dosjet që po hetohet, pasi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri me dije në Komisionin e Ligjeve se Prokuroria e Tiranës ka edhe një dosje tjetër, ndërsa tjetra është në duart e SPAK. Në këtë të fundit, para përgjegjësisë për shpërdorim detyre është vënë edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

NJOFTIM PËR SHTYP

Mbi revokimin e licencave të subjekteve MCA dhe FINAL

Data e publikimit: 23.05.2024

Nëpërmjet këtij njoftimi, ju bëjmë me dije se Banka e Shqipërisë, sot, më datë 23.5.2024, ka marrë vendim për revokimin e licencave të dy subjekteve financiare jobanka, përkatësisht licencën nr. 11, datë 20.2.2009 të shoqërisë “Final” sh.p.k. dhe licencën nr. 38 datë 9.5.2016 të shoqërisë “Micro Credit Albania” sh.p.k., tashmë e pezulluar me vendimin nr. 644, datë 6.2.2024.

Vendimmarrja e Bankës së Shqipërisë bazohet në dispozitat ligjore dhe rregullative në fuqi që rregullojnë veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka, të cilat parashikojnë, ndër të tjera, rastet e revokimeve të licencave kur subjektet e licencuara nuk vazhdojnë të plotësojnë më kushtet në bazë të të cilave janë licencuar. Në rastet e sipërcituara, për ortakët e të dy shoqërive që u është revokuar licenca, me kërkesën e Prokurorisë është vendosur masa e arrestit nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë, dhe jemi në kushtet kur ata nuk plotësojnë më kriterin e reputacionit të lartë etik, i cili ndër të tjera konsideron që individi të mos jetë në ndjekje penale, në gjykim për vepra penale dhe i dënuar penalisht. 

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë po adreson kuadrin ligjor dhe rregullativ lidhur me administrimin në vijimësi të portofolit të klientëve të shoqërive “Final” dhe “Micro Credit Albania”.  Banka e Shqipërisë do të dalë me një njoftim të dytë për të dhënë sqarime të plota për të gjithë klientët e interesuar se si do të trajtohen në vijimësi portofolet e kredive të këtyre dy subjekteve.

Por çfarë është ky skandal për të cilin flitet pak?

Prej 6 muajsh, ZËRI denoncon dhe grumbullon dëshmi të viktimave që ranë pre e njoftimeve grackë për të marrë kredi në zyra mikrokredie. Këto zyra përmes njoftimeve online dhe në televizione, krijuan një perceptim të gabuar te qytetarët se ishin njësoj si bankat e tjera. Në fakt, në realitet këto zyra japin kredi shpejt dhe me norma përtej normales. Pa asnjë filtër, këto institucione iu japin qytetarëve mikrokredi në situata që ata nuk munden dot kurrsesi ti paguajnë. Këtu nisi dhe kalvari i abuzimeve. Kreditë e këqija të mikrokredive përfshirë dhe ato të bankave iu shitën MCR, ku në një rast, vetë gruaja e guvernatorit Gent Sejko, në postin e drejtoreshës së Tirana Bank, shiti 5 mijë kredi me një të rënë të lapsit te dyshja Olsi dhe Elda Ibro, të cilët me licencën e dhuruar nga Guvernatori nisën presionet dhe shantazhet mbi viktimat për të mbledhur paratë. Bashkë me ta, në treg janë dhe qindra zyra ligjore që ushtrojnë presion për mbledhjen e parave duke shkelur haptaz ligjin për njoftimin, kamatvonesat apo kalimin e çështjes në gjykatë. Tashmë çështja është në duart e SPAK dhe kutia e "Pandorës" pritet të hapet. Kush i lejoi, për kë punuan këta agjentë mikrokredie dhe ku abuzuan ata, këto janë disa nga pyetjet që shtrohen sot? SPAK duhet ti japë një përgjigje!/ZËRI

1 VITE ME PARE

Masakra me pronat e sekuestruara, prokuroria: MCA mori 500 fishin e detyrimit përmes bllokimit të trojeve

Prokuroria fakton zhvatjen përmes mikrokredive, qytetarit iu mbajtën
(Micro Credit Albania

TIRANË- ZËRI ka zbardhur skemën e skandalit të mikrokredive, të faktuar tashmë edhe nga Prokuroria. Në document thuhet qartë se shkresat me logo MCA-ADCA që u dërgohen kredimarrësve nuk mbajnë as emra, dhe për rrjedhojë, nuk dihet as se nga kush janë nënshkruar.

Mirëpo, pavarësisht këtij fakti, MCA (Micro Credit Albania) ka telefonuar të gjithë debitorët që kishin borxhe të vjetra të bankat e kryesisht ne atë “ProCredit” Bank.

Për likuidimin e këtyre kredive te blera, MCA i detyronte kreditorët që të marrin kredi te reja dhe me marrjen e një kredie të re nga kreditori pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogarit e kreditoreve. Por, nuk mbaron me kaq. Më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave te tjera. Në shkresë evidentohet se totali i trojeve të sekuestruara është 216 509 m2 ose 22 Hektarë minimalisht sa 500-fishi i detyrimit që është vetëm 1 267 160 lekë.

Pjesë nga shkresa

Nga aktet e administruara si dhe nga deklarimet e shtetasve, vërehet se shkresat me logo MCA-ADCA, pretendohet se janë pa emra poshtë, dhe nuk dihen se nga kush janë nënshkruar ato. Skema shtrënguese e kredi marrjes nëpërmjet vjedhjes imponohej për debitorët që kishin borxhe të vjetra të bankat e kryesisht ne atë “ProCredit” Bank, të cilëve u bllokohej nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, makinat. Për likuidimin e këtyre kredive te blera, nga MCA është përdorur vjedhja, duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi te reja pranë këtij institucioni Financiare, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e dispononte si portofol agjencia financiare MCA. Me marrjen e një kredie të re nga kreditori pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogarit e kreditoreve, por më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave te tjera. Kjo skeme është përdoruar tek kredi marrësit, Eriselda Rista, Tomorr Hidaj, Dhurata Hidaj, Mikel Çypi, Albana Gjuzi, Ahmet Emiljano Methasani, Hysni Trocika, Olsi Zavalani, Agim Bici, Albert Brari, Lindita Menekshi, Besim Seli, Arjan Xhambazi, te cilët rezultojnë te jenë viktima të vjedhjes se pasurisë se tyre. Totali i trojeve të sekuestruara është 216 509 m2 ose 22 Hektarë minimalisht sa 500-fishi i detyrimit që është vetëm 1 267 160 lekë.

Sot Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 9 masa sigurie arrest me burg dhe arrest në shtëpi, për përfaqësues të kompanive të mikrokredive, si dhe përmbarues privat. Bëhet fjalë për: Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Kejda Seferi, Arben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi, Jorsida Dervishi dhe Elda Ibro. Në këtë mënyrë është faktuar skema e vjedhjes dhe shantazhimit të qytetarëve përmes mikrokredive, të cilët u janë bllokuar pronat apo llogaritë bankare.

Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga banka ‘ProCredit’ 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

1 VITE ME PARE

SKANDALI/ 104 thasë me dokumentat e kredive të shqiptarëve u braktisën në hollin e Ministrisë së Drejtësisë nga Gentjan Kamberi

Prokuroria fakton zhvatjen përmes mikrokredive, qytetarit iu mbajtën
Ministria e Drejtësisë

TIRANË- Asnjë nga përmbaruesit që u është hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë nuk ka pranuar që të zbatojë ligjin për të dorëzuar dosjet përmbarimore që kanë patur për veprim. Në dosjen e Prokurorisë, të siguruar nga ZËRI, rezulton se një prej tyre është edhe Gentjan Kamberi. Prokuroria shprehet se Kamberi ka braktisur në hollin e Ministrisë se Drejtësisë në datën 14.10.2019 dhe në datën 16.10.2019, 104 thasë me dokumente përmbarimore. Në këtë mënyrë, Kamberi nuk ka respektuar ligjet dhe rregullat e përcaktuara.

Pjesë nga dosja:

Nga aktet e administruara provohet se ish-përmbaruesit e kallëzuar nga Ministria e Drejtësisë qe me pare u ishte hequr licenca e profesionit kanë refuzuar të dorëzojnë konform rregullave të përcaktuara dhe ligjit dosjet përmbarimore qe kanë patur për veprim dhe është e vërtetuar qe 104 thasë me dokumente përmbarimore te cilat janë braktisur ne hollin e Ministrisë se Drejtësisë në datën 14.10.2019 dhe në datën 16.10.2019. Personi që i ka shkarkuar duke i braktisur nga hetimi rezulton te jete shtetasi Gentjan Kamberi.

Gentjan Kamberi ishte postier dhe punonjës i shoqërisë Albanian Debt Collection dhe dosjet që dorëzoi i përkisnin shoqërive përmbarimore ZiG shpk, STAR dhe FS.

Sot Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 9 masa sigurie arrest me burg dhe arrest në shtëpi, për përfaqësues të kompanive të mikrokredive, si dhe përmbarues privat. Bëhet fjalë për: Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Kejda Seferi, Arben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi, Jorsida Dervishi dhe Elda Ibro.

Në këtë mënyrë është faktuar skema e vjedhjes dhe shantazhimit të qytetarëve përmes mikrokredive, të cilët u janë bllokuar pronat apo llogaritë bankare.

Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga banka ‘ProCredit’ 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

1 VITE ME PARE

Skandali me mikrokreditë, prokurorët gjejnë mashtrim dhe me kamatvonesat. Qytetarit iu bllokuan 14 prona për 350 mijë lekë

Prokuroria fakton zhvatjen përmes mikrokredive, qytetarit iu mbajtën
Arben Meskuti dhe Olsi Ibro, dy prej kokave te skemes se mikrokredive

TIRANË- Pas disa vitesh hetime, Prokuroria e Tiranës ka finalizuar një valë të parë arrestimesh në lidhje me skandalin e mikrokredive, duke lëshuar masa sigurie për 9 persona, që përmes 5 kompanive kanë zhvatur mijëra qytetarë. Prokuroria vlerëson se ka pasur një skemë mashtrimi dhe në mënyrën e përllogaritjes së kredive me interesa të larta, që merren pa kolateral, dhe më pas shërbejnë për t’iu bllokuar pronat qytetarëve. Prokurorët që kanë ndërmarrë hetimet dyshojnë që llogaritjet e kamatëvonesave të debitorëve bëheshin në mënyrë mashtruese.

“Këto institucione financiare aplikonin një kamatë vonesë prej 2% + 8% për çdo vit dhe sipas aktit të ekspertimit kontabël, vlera totale fillestare e detyrimit principal për të gjithë urdhrat e vendosur me palë kreditore shoqërinë ‘Micro Credit Albania' Sh.a është në shumën 575,842,669.60 lekë. Ndërsa totali i kamat vonesës ligjore sipas normës 2% + 8% në vit është në shumën 258,687,709.07 lekë,” vërejnë prokurorët, në njoftimin e dhënë për mediat.

Ndërsa cilësojnë edhe një rast, se si një qytetari i janë bllokuar 14 pasuri të paluajtshme, për një kredi prej 350 mijë lekësh.

“Në aktet hetimore të administruara janë evidentuar rastet konkrete për fenomenin e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Rast tipik i kësaj natyre është çështja/dosja përmbarimore ku për një detyrim të prapambetur prej 347.958 lekësh, Micro Credit Albania ka sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme të një shtetasi”, vëren prokuroria.

Po ashtu në dosjen e prokurorisë bëhej e qartë se si MCA detyronte qytetarët të merrnin kredi të dyta, për të hequr masën e sekuestros nga pronat.

“Për likuidimin e këtyre kredive të blera nga MCA, dyshohet se është përdorur vjedhja, duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e dispononte si portofol agjencia financiare MCA. Me marrjen e një kredie të re pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogaritë e kreditorëve, por më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave të tjera,” deklaroi prokuroria në një njoftim për shtyp./ZËRI 

1 VITE ME PARE

FOTO+EMRAT/ Kush janë 9 të arrestuarit për skandalin e mikrokredive, një pjesë e tyre ‘vegla’ të klanit Meskuti-Ibro

Prokuroria fakton zhvatjen përmes mikrokredive, qytetarit iu mbajtën
Personat e arrestuar

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 9 masa sigurie për personat e përfshirë në skandalin e mashtrimit me mikrokreditë, ku janë zhvatur mijëra qytetarë. Me përjashtim të Arben Meskutit dhe Elda Ibros, pjesa tjetër e personave për të cilët është kërkuar masë sigurie, janë persona të nivelit të dytë që i kanë shërbyer klanit Ibro-Meskuti.

Kompania MCA Albania, e cila u bë simbol i një tregu spekulantësh të shit-blerjes së kredive të këqija përgjatë dekadës së fundit, në rastin nën hetim bleu gati 4 mijë kredi të pashlyera nga banka Procredit me vlerë totale prej 7.3 milionë eurosh. Ajo përdori shtrëngimin përmes bllokimit të pronave për të detyruar debitorët e falimentuar që të merrnin kredi të reja po te e njëjta kompani për të shlyer të vjetrën, duke krijuar një zinxhir zhvatës.

Praktika e bllokimit të pasurisë së paluajtëshme të një kredimarrësi kredie pa kolateral, e cila është zbatuar nga përmbarimorët, por edhe nga gjykatat, duket se bie ndesh me vetë themelin e kredimarrjes pa kolateral dhe del nga kontrata e huasë.

Në botën e bankingut, kreditë me kolateral mbartin interesa të ulëta dhe në rast se huamarrësi nuk e shlyen kredinë, kredidhënësi merr pronën e lënë në kolateral dhe e nxjerr atë në shitje për të shlyer detyrimin kontraktor. Nga ana tjetër, kreditë pa kolateral në mënyrë tipike kanë interesa shumë më të larta pikërisht për shkak se banka nuk ka garanci për shlyerjen e saj. Rrjedhimisht urdhrat e bllokimit të pasurive të kredimarrësve pa kolateral të falimentuar dukshëm bie ndesh me konceptin themelor të kredidhënies pa kolateral.

Prokurorët dyshojnë gjithashtu që llogaritjet e kamatëvonesave të debitorëve bëheshin në mënyrë mashtruese.

Masat e sigurisë të lëshuara nga Prokuroria e Tiranës:

1 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin Aldo Daka

Prokuroria fakton zhvatjen përmes mikrokredive, qytetarit iu mbajtën
Aldo Daka

2 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin Albert Gega.;

Prokuroria fakton zhvatjen përmes mikrokredive, qytetarit iu mbajtën
Albert Gega

3 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin Edmond Mato; 

4 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasen Kejda Seferi;

Prokuroria fakton zhvatjen përmes mikrokredive, qytetarit iu mbajtën
Kejda Seferi

5 - Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për Elda Ibro- administratore e Micro Credit Albania 

Prokuroria fakton zhvatjen përmes mikrokredive, qytetarit iu mbajtën
Elda Ibro

6 – Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen Jorsida Dervishi.;

Prokuroria fakton zhvatjen përmes mikrokredive, qytetarit iu mbajtën
Jorsida Dervishi

7 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin Arben Meskuti.;

Prokuroria fakton zhvatjen përmes mikrokredive, qytetarit iu mbajtën
Arben Meskuti

8 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg” për shtetasin Alban Kote; 

Prokuroria fakton zhvatjen përmes mikrokredive, qytetarit iu mbajtën
Alban Kote

9 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasen Alketa Tanushi.

Prokuroria fakton zhvatjen përmes mikrokredive, qytetarit iu mbajtën
Alketa Tanushi

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

U bllokuan pronat e qytetarëve që nuk kanë marrë kurrë kredi, BIRN: Gent Sejko nuk ndaloi abuzimin e MCA-së

Prokuroria fakton zhvatjen përmes mikrokredive, qytetarit iu mbajtën
Gent Sejko

TIRANË- Nëntë persona u vendosën në masë sigurie arrest me burg apo arrest shtëpie të enjten nën dyshimin se kanë përdorur licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues gjyqësorë për të zhvatur mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra apo përmes shantazhimit të tyre duke i bllokuar pronat e luajtëshme apo të paluajtëshme. Prokurorët thonë se kanë identifikuar raste kur agjencitë përmbarimore të dyshuara kanë lëshuar urdhër bllokimi për pronat e qytetarëve që nuk kanë marrë kurrë kredi.

“Për likuidimin e këtyre kredive të blera nga MCA, dyshohet se është përdorur vjedhja, duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e dispononte si portofol agjencia financiare MCA. Me marrjen e një kredie të re pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogaritë e kreditorëve, por më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave të tjera,” deklaroi prokuroria në një njoftim për shtyp.

Kompania MCA Albania, e cila u bë simbol i një tregu spekulantësh të shit-blerjes së kredive të këqija përgjatë dekadës së fundit, në rastin nën hetim bleu gati 4 mijë kredi të pashlyera nga banka Procredit me vlerë totale prej 7.3 milionë eurosh. Ajo përdori shtrëngimin përmes bllokimit të pronave për të detyruar debitorët e falimentuar që të merrnin kredi të reja po te e njëjta kompani për të shlyer të vjetrën, duke krijuar një zinxhir zhvatës.

Praktika e bllokimit të pasurisë së paluajtëshme të një kredimarrësi kredie pa kolateral, e cila është zbatuar nga përmbarimorët, por edhe nga gjykatat, duket se bie ndesh me vetë themelin e kredimarrjes pa kolateral dhe del nga kontrata e huasë. Në botën e bankingut, kreditë me kolateral mbartin interesa të ulëta dhe në rast se huamarrësi nuk e shlyen kredinë, kredidhënësi merr pronën e lënë në kolateral dhe e nxjerr atë në shitje për të shlyer detyrimin kontraktor. Nga ana tjetër, kreditë pa kolateral në mënyrë tipike kanë interesa shumë më të larta pikërisht për shkak se banka nuk ka garanci për shlyerjen e saj. Rrjedhimisht urdhrat e bllokimit të pasurive të kredimarrësve pa kolateral të falimentuar dukshëm bie ndesh me konceptin themelor të kredidhënies pa kolateral.

Prokurorët dyshojnë gjithashtu që llogaritjet e kamatëvonesave të debitorëve bëheshin në mënyrë mashtruese.

“Këto institucione financiare aplikonin një kamatë vonesë prej 2% + 8% për çdo vit dhe sipas aktit të ekspertimit kontabël, vlera totale fillestare e detyrimit principal për të gjithë urdhrat e vendosur me palë kreditore shoqërinë ‘Micro Credit Albania' Sh.a është në shumën 575,842,669.60 lekë. Ndërsa totali i kamat vonesës ligjore sipas normës 2% + 8% në vit është në shumën 258,687,709.07 lekë,” vërejnë prokurorët.

“Në aktet hetimore të administruara janë evidentuar rastet konkrete për fenomenin e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Rast tipik i kësaj natyre është çështja/dosja përmbarimore ku për një detyrim të prapambetur prej 347.958 lekësh, Micro Credit Albania ka sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme të një shtetasi”, vëren prokuroria.

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë dhe ka dërguar në SPAK për hetime të mëtejshme përgjegjësinë e mundshme penale të zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë, përfshirë guvernatorin Gent Sejko, i cili dyshohet se nuk ka vepruar në kohë për të ndaluar abuzimet e MCA. Sipas prokurorëve, Sejko ka dërguar grup inspektimi te MCA në vitin 2020 ndërsa ka ndërmarrë masa për bllokimin e pjesshëm të aktivitetit të saj vetëm dy vjet pasi inspektorët e BSH  kishin vërejtur probleme në administrimin e kompanisë.

Sejko, i cili u thirr për pyetje në parlament në lidhje me këtë çështje, e konsideroi problemin si një çështje ligjore jashtë fuqisë vendimmarrëse të Bankës së Shqipërisë dhe sugjeroi që kuvendi të ndërmarrë ndryshime ligjore për të mbikëqyrur më mirë tregun e përmbaruesve gjyqësorë privat./BIRN 

1 VITE ME PARE

Skandali i mikrokredive, Olsi Ibro ia ka mbathur në Francë, gruaja e tij në ‘arrest shtëpie’

Prokuroria fakton zhvatjen përmes mikrokredive, qytetarit iu mbajtën
Olsi dhe Elda Ibro

TIRANË- Një prej pronarëve të kompanive të mikrokredive, që kanë zhytur në një skemë mashtrimi mijëra qytetarë, Olsi Ibro, rezulton që të jetë larguar jashtë vendit, përpara lëshimit të urdhërarresteve nga Prokuroria e Tiranës. Burime bëjnë me dije për ZËRIN se Olsi Ibro dyshohet se është larguar drejt Francës, ndërkohë që Prokuroria ka dhënë masën e arrestit të shtëpisë për bashkëshorten e tij Elda Ibro. Dyshohet se çifti Ibro kanë transferuar drejt Francës, shuma të mëdha parash, që janë përfituar përmes skemave të mashtrimit, dhe vjedhjes së qytetarëve. Ndërkohë që në pranga ka rënë ortaku i Ibros, Arben Meskuti.

Elda Ibro ka qenë ortakja e vetme e kompanisë MCA, e cila është themeluar në Maj të vitit 2014, ndërkohë që më pas operaoi dhe në tregun e blerjes dhe ekzekutimit të kredive me probleme nga institucione të tjera bankare dhe jobankare.

Olsi Ibro nga ana tjetër ka qenë drejtues i studios ligjore ADCA, e cila ka qenë gjithashtu pjesë e skemës së mashtrimit, dhe dorëzimit të pronave të qytetarëve kredimarrës në dorë të përmbaruesve privatë.

Nga hetimet e Prokurorisë ka rezulatuar se, Micro Credit Albania ndërvepronte me institucionin jo-bankar Final dhe zyrat përmbarimore Zig, Flash dhe Star me pronarë një grup personash të lidhur me njëri-tjetrin.

Masat e sigurisë të lëshuara nga Prokuroria e Tiranës

1 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin Aldo Daka

2 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin Albert Gega.;

3 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin Edmond Mato.; 

4 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasen Kejda Seferi;

5 - Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për Elda Ibro- administratore e Micro Credit Albania 

6 – Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen Jorsida Dervishi.;

7 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin Arben Meskuti.;

8 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg” për shtetasin Alban Kote.; 

9 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasen Alketa Tanushi.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Nga Arben Meskuti te Elda Ibro, kush janë 9 personat e arrestuar për skandalin e mikrokredive

Prokuroria fakton zhvatjen përmes mikrokredive, qytetarit iu mbajtën
Arben Meskuti

TIRANË- ZËRI ka zbardhur emrat e personat të arrestuar në kuadër të operacionit "LIABILITY-3", ku janë vënë nën masën e arrestit me burg dhe të shtëpisë 9 persona, që akuzohen për skemën be mashtrimit përmes mikrokredive.

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës janë dhënë masat e sigurisë për këta shtetas:

Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Kejda Seferi, Arben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi, Jorsida Dervishi dhe Elda Ibro.

“3 shoqëri përmbarimore dhe 2 institucione financiare, me ndihmën e një noteri dhe të disa avokatëve, kanë krijuar skemën e shtrëngimit të debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimor për marrjen e kredive të reja. Subjekte të ndryshme, në kushtet e mirëbesimit, janë mashtruar për të marrë kredi të reja te institucionet financiare, për të likuiduar kredi të vjetra që ata kishin në banka, dhe këto kredi ishin blerë nga një institucion financiar. Me marrjen e një kredie të re nga ky institucion, zhbllokoheshin përkohësisht pasuritë dhe llogaritë e debitorëve, por më vonë dilte një kërkesë e re për likuidimin e shumave të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës, që ka ekzekutuar masat e sigurisë. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Prokuroria zbërthen skemën/ Si shantazhoheshin qytetarët nga MCA, detyroheshin që të merrnin kredi të re

Prokuroria fakton zhvatjen përmes mikrokredive, qytetarit iu mbajtën
Mca

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përparuar me hetimet në lidhje me skandalin e mikrokredive, duke lëshuar 9 masa sigurie për administratorët e 5 kompanive, si dhe për disa përmbarues në Tiranë. Prokuroria zbërthen skemën e denoncuar më parë edhe nga ZËRI, ku qytetarët detyrohen që të marrin një kredi të re, për shlyerjen e kredive të këqija, në mënyrë që t’iu zhbllokoheshin përkohësisht pasuritë e tyre. Në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës thuhet gjithashtu se

“Për likuidimin e këtyre kredive të blera nga MCA, dyshohet se është përdorur vjedhja, duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e dispononte si portofol agjencia financiare MCA. Me marrjen e një kredie të re pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogaritë e kreditorëve, por më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave të tjera.

Kjo skemë është përdoruar tek kredimarrës të ndryshëm, të cilët rezultojnë të jenë viktima të vjedhjes së pasurisë së tyre, duke shkaktuar një dëm shumë të lartë ekonomik ndaj këtyre shtetasve apo enteve private dhe publike.

Nga ana tjetër, këto institucione financiare aplikonin një kamatë vonesë prej 2% + 8% për çdo vit dhe sipas aktit të ekspertimit kontabël, vlera totale fillestare e detyrimit principal për të gjithë urdhrat e vendosur me palë kreditore shoqërinë ‘Micro Credit Albania’ Sh.a është në shumën 575,842,669.60 lekë. Ndërsa totali i kamat vonesës ligjore sipas normës 2% + 8% në vit është në shumën 258,687,709.07 leke.

Në aktet hetimore të administruara janë evidentuar rastet konkrete për fenomenin e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Rast tipik i kësaj natyre është çështja/dosja përmbarimore ku për një detyrim të prapambetur prej 347.958 lekësh, Micro Credit Albania ka sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme të një shtetasi”, thuhen në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

Ndërkohë që në SPAK është duke u hetuar dosja për rolin e Bankës së Shqipërisë, ndërsa guvernatori i përgjithshëm Gent Sejko akuzohet për shpërdorim detyre. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Skandali me mikrokreditë, Prokuroria e Tiranës lëshon 9 urdhërarreste

Prokuroria fakton zhvatjen përmes mikrokredive, qytetarit iu mbajtën
SKANDALI ME MIKROKREDITE

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 9 masa sigurie arrest me burg dhe arrest në shtëpi, për administrator të kompanive, si dhe përmbarues, që janë përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë. Në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës, thuhet se për likujdimin e kredive që i janë shitur kompanisë MCA është përdorur skema e vjedhjes dhe e shantazhimit të qytetarëve.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se, 5 shoqëritë, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga banka ‘ProCredit’ 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

NJOFTIMI I PROKURORISË

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi masat e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Arrest në shtëpi” për nëntë shtetas, nën akuzë për veprën penale ‘Skema mashtruese dhe piramidale’ të parashikuar nga neni 143/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si pjesë e kallëzimit penal nr.3464, datë 25.02.2020, i Ministrisë së Drejtësisë ndaj subjekteve Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH si dhe përmbaruesve të tyre.

Nga aktet e administruara, rezulton se këto shoqëri morën nga banka ‘ProCredit’ 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

Për likuidimin e këtyre kredive të blera nga MCA, dyshohet se është përdorur vjedhja, duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e dispononte si portofol agjencia financiare MCA. Me marrjen e një kredie të re pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogaritë e kreditorëve, por më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave të tjera.

Kjo skemë është përdoruar tek kredimarrës të ndryshëm, të cilët rezultojnë të jenë viktima të vjedhjes së pasurisë së tyre, duke shkaktuar një dëm shumë të lartë ekonomik ndaj këtyre shtetasve apo enteve private dhe publike.

Nga ana tjetër, këto institucione financiare aplikonin një kamatë vonesë prej 2% + 8% për çdo vit dhe sipas aktit të ekspertimit kontabël, vlera totale fillestare e detyrimit principal për të gjithë urdhrat e vendosur me palë kreditore shoqërinë ‘Micro Credit Albania’ Sh.a është në shumën 575,842,669.60 lekë. Ndërsa totali i kamat vonesës ligjore sipas normës 2% + 8% në vit është në shumën 258,687,709.07 leke.

Në aktet hetimore të administruara janë evidentuar rastet konkrete për fenomenin e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Rast tipik i kësaj natyre është çështja/dosja përmbarimore ku për një detyrim të prapambetur prej 347.958 lekësh, Micro Credit Albania ka sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme të një shtetasi.

Sa më sipër, prokuroria arriti të vërtetojë nga aktet e administruara dhe provojë me veprime konkrete dhe të drejtpërdrejta se përmbaruesit A.M., A.K., dhe A.T. kanë konsumuar elementet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Po kështu u provua se shtetasja K.S., në cilësinë e përmbarueses dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të ‘Vjedhjes’, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

Ndërsa shtetasit A.D., A.G. dhe E.M., në cilësinë e administratorëve të shoqërive përmbarimore Star-FS dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal. Po kështu edhe shtetasja E.I., administratore e MCA, dyshohet se ka konsumuar veprën penale të ‘vjedhjes’ parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

Përveç sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, çmoi se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore të parashikuara në nenet 228 e 229 të K.Pr.Penale, që ndaj personave nën hetim të caktohet një masë sigurimi me karakter shtrëngues dhe gjykata vendosi:

1 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin A.D.;

2 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin A.G.;

3 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin E.M.;

4 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasen K.S.;

5 - Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për E.I.;

6 – Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen J.D.;

7 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin A.M.;

8 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg” për shtetasin A.K.; dhe

9 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasen A.T.

Të gjithë të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Poll

MOS HUMB