Politikë

Ministria e Jashtme përgënjeshtron deklaratën e Berishës: Asnjë presion ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë

Berisha vijoi me pretendimet e tij se kryedemokrati Igli Hasani ka kërcënuar ekipin e vëzhguesve ndërkombëtar gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Por sot ka marrë përgjigje me MEPJ.

k.m.
Ministria e Jashtme përgënjeshtron deklaratën e Berishës:
Sali Berisha dhe Igli Hasani

TIRANË- Akuza dhe sqarime janë shkëmbyer sot mes kryedemokratit Sali Berisha dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. E gjitha nisi gjatë konferencës së sotme për shtyp të kryedemokratit Sali Berisha. Nga selia e PD-së, Berisha vijoi me pretendimet e tij se kryedemokrati Igli Hasani ka kërcënuar ekipin e vëzhguesve ndërkombëtar gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Letra, që mban datën 12 maj, vetëm një ditë pas zgjedhjeve dhe që i është dërguar misionit të OSBE nga ministri i Jashtëm, konsiderohet si provë e kërcënimit nga kryedemokrati Berisha.

LETRA E PUBLIKUAR NGA BERISHA:

Ministria e Jashtme përgënjeshtron deklaratën e Berishës:Ministria e Jashtme përgënjeshtron deklaratën e Berishës:

"Këtu para jush kam sjellë sot letrën kërcënuese që ministri i jashtëm i narkoshtetit, Igli Hasani, iu drejton me datën 12 maj, sapo lexohet raporti, zonjës Farah Karimi, koordinatore speciale dhe lider i misionit afatshkurtër të OSBE-së.Ambasadorit Lamberto Zannier, kryetar i misionit të vëzhguesve të ODIHR-it. Shikoni çfarë banditizmi, sapo kanë lëshuar komunikatën, atyre iu drejtohet kjo letër,"-deklaroi Berisha ndër të tjera.

Sot, Ministria e Jashtme ka reaguar pas deklaratës së sotme të Sali Berishës, duke sqaruar se MEPJ si institucion nuk ka ndërhyrë kurrë në punët e misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri, e aq më pak të bëjë presione. Po ashtu, sipas Ministrisë së drejtuar nga Igli Hasani, letra e dërguar pranë misionit vëzhgues është praktikë normale që përmban saktësime teknike lidhur me gjetjet e raportit paraprak. Pikërtisht këto sqarime, misioni e vlerëson vetë nëse do t'i marrë parasysh apo jo.

"Siç është e qartë dhe në letrën e përmendur, nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punën e Misionit të vëzhguesve të ODIHR, dhe aq më pak presion ndaj tyre. Është në praktikën normale të çdo procesi zgjedhor, që autoritetet e shtetit pritës të përcjellin pranë Misionit vëzhgues saktësime teknike dhe kontekst lidhur me gjetjet e raportit paraprak, për të cilat vlerësohet se janë të nevojshme për t’u konsideruar në një raport përfundimtar të bazuar në fakte dhe prova,"-sqaron MEPJ. 

PRETENDIMET E KREUT TË PD:

Berisha: Igli Hasani është i kapur nga Edi Rama njëlloj si Altin Troplini! Mediat të informojnë shqiptarët për këtë dokument të pashembullt

Kjo është kulmore tjetër. “Lidhur me observimin se mjedisi mediatik ka mungesë të raportimeve të pavarura dhe se shumica e medieve perceptohen si të rreshtuara me partinë qeverisëse, ne duhet t’u rikujtojmë deklaratën që ka bërë kreu i misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë zgjedhorë gjatë konferencës paszgjedhore, ku qartëson se nuk duket të ketë pasur vetëcensurë, ashtu siç është raportuar në konkluzionet paraprake”. E dëgjoni ju? Gazetarët nuk kanë vetëcensurë. Hapni televizionet qeveritare, në vitin më të keq për turizmin, në vitin kur plazhet janë bosh, e fillon dhe një çerek ore jep 15 lajme fake paturpësisht, duke abuzuar në mënyrën më kriminale me qytetarët, të katërta së bashku njëlloj. Dhe ky tani do na i nxjerrë se janë të pavarura. Një nga kapitujt më tronditës që dëshmon se Shqipëria është një diktaturë autokratike, qëndron në faktin se sipas këtij raporti, 90 deri 95 përqind e medieve kontrollohen nga qeveria. Njerëzit më viktima te patronëve janë gazetarët që tentojnë të thonë të vërtetën. Dhe ky tani thotë se këtu raporti është i pasaktë. Ky të turpëron. “Tani, nisur nga këto konsiderata, këto turpe të tij, këto mashtrime publike, në i kërkojmë misionit dhe ODIHR-it të sigurojë një vlerësim më të balancuar dhe më të bazuar në prova”. E kuptoni ju? Domethënë se ju vlerësimet i keni pa prova, në një kohë kur provat janë për vlerësime pesë herë më të zeza se ato. “Është e rëndësishme, thotë, që të dhënat paraprake, nuk hedhin hije dyshimi në procesin elektoral që në përgjithësi siç e njeh ky raport, u zhvillua në mënyrë profesionale”. Në mënyrën më profesionale zhvillohej në diktaturë procesi. Administratorët e votës në diktaturë ishin të përsosur në menaxhimin e farsës. Ky e kupton, por është në pozitat e një njeriu të kapur. Në pozitat e një varësie të tmerrshme nga Edi Rama njëlloj si Altin Troplini, që thotë se nuk ka prova. Duke dënuar me forcën më të madhe këtë letër si një përpjekje autoritare, të dënueshme, të palejueshme për të ndërhyrë direkt dhe zhvlerësuar, për të bërë presion dhe zhvlerësuar raportin paraprak të OSBE/ODIHR, u bëj thirrje medieve që të informojnë shqiptarët për këtë dokument të pashembullt në 32 vite në historinë e Europës.

SQARIMI NGA MEPJ:

Në lidhje me pretendimet e sotme të Kryetarit të Partisë Demokratike mbi letrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme drejtuar institucioneve ndërkombëtare të përfshira në vëzhgimin e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 në Shqipëri, sqarojmë se: Siç është e qartë dhe në letrën e përmendur, nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punën e Misionit të vëzhguesve të ODIHR, dhe aq më pak presion ndaj tyre. Është në praktikën normale të çdo procesi zgjedhor, që autoritetet e shtetit pritës të përcjellin pranë Misionit vëzhgues saktësime teknike dhe kontekst lidhur me gjetjet e raportit paraprak, për të cilat vlerësohet se janë të nevojshme për t’u konsideruar në një raport përfundimtar të bazuar në fakte dhe prova. Edhe në rastin në fjalë, janë paraqitur sqarime që janë vlerësuar se mund të merren parasysh nga raportuesit gjatë hartimit të Raportit përfundimtar. Sigurisht, marrja në konsideratë apo jo e sqarimeve, është ne diskrecionin e plotë të Misionit vëzhgues. Kujtojmë se edhe vetë ODIHR ka reaguar më parë që nuk ka pasur një presion të tillë. MEPJ mbetet gjithmonë e angazhuar për të respektuar pavarësinë dhe integritetin e çdo mekanizmi vëzhgues në përputhje me mandatin që i është ngarkuar nga ODIHR.

Poll

MOS HUMB