Politikë

Do të ‘sakrifikohet’ për të futur Metën në Kuvend? Blushi: Këto pyetje bëjuani atyre që kanë punuar kundër tij

Blushi ndodhej në protestë kur u pyet për këtë gjë, por tha se çdo përgjigje do të jepet në kohën e duhur.

F.m
Do të ‘sakrifikohet’ për të futur Metën në
Tedi Blushi

TIRANË- Kandidati në listën e mbyllur të koalicionit Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Tedi Blushi nuk është përgjigjur kur është pyetur nëse do të ‘sakrifikohej’ për t’i liruar vendin kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Blushi ndodhej në protestë kur u pyet për këtë gjë, por tha se çdo përgjigje do të jepet në kohën e duhur.

"Nuk kam asnjë koment tjetër vecse të respektojmë këtë protestë për lirinë e votës. Nuk kam punuar kundër Ilir Metës, duhet t’ia bëni të gjithë atyre që kanë punuar ditë e natë kundër Ilir metës. Ju e dini se kush fshihet mbrapa, në kohën e duhur do i keni këto përgjigje. Nuk jemi mbledhur sot për këtë çështje, por për lirinë e votës,"- tha Blushi.

Meta aktualisht ndodhet në burg, por kandidoi në listën e hapur të koalicionit PD-ASHM. Me votat që mori, Meta mbeti jashtë Parlamentit.

 

Poll

MOS HUMB