Politikë

"Il Tempo": Gjadri do strehojë të burgosurit e lidhur me mafian shqiptare!

Sot vizioni ka ndryshuar, në fakt lajmet e fundit raportojnë se pothuajse i gjithë stafi i qendrës është tërhequr në Itali. Tani mbetet për t'u përcaktuar se si këto vende mund të përdoren në një raport "kosto/dobi" që deri më tani duket se më shumë anojnë nga kostoja. 

k.m.
"Il Tempo": Gjadri do strehojë të burgosurit e lidhur me
Giorgia Meloni dhe Edi Rama

ITALI- E ngecur mes gjyqësorit dhe 'kontabilitetit', Giorgia Meloni po eksploron rrugë të reja, duke përfshirë atë të kampeve në Gjadër në streha për të burgosurit shqiptarë në burgjet italiane. Sipas medias italiane "Il Tempo" po shqyrtohet mundësia që në Shqipëri të sillen të burgosurit që janë të lidhur me mafian shqiptare, të cilët në Itali numërohen rreth 2800 të tillë.

Synimi fillestar ishte transferimi i njerëzve të dëshpëruar nga Afrika, të shpëtuar në ujërat ndërkombëtare nga anijet e Marinës, direkt në Shëngjin dhe Gjadër, në pritje të procedurave burokratike që do të vendosnin fatin e tyre. Sot vizioni ka ndryshuar, në fakt lajmet e fundit raportojnë se pothuajse i gjithë stafi i qendrës është tërhequr në Itali. Tani mbetet për t'u përcaktuar se si këto vende mund të përdoren në një raport "kosto/dobi" që deri më tani duket se më shumë anojnë nga kostoja. 

Tani flitet se ka bisedime që këto qendra pritjeje për emigrantët do të përdoren për të sjellë të dënuarit. Ideja bazohet në një protokoll efektiv që është rënë dakord që nga koha e Fatos Nanos dhe Silvio Berlusconit. Me akordin për të pranuar emigrantët, autoritetet shqiptare do të donin gjithashtu të shfrytëzonin këtë mundësi për t'u pozicionuar në qendër të vëmendjes evropiane, ndoshta në funksion të procesit të anëtarësimit në BE. Ideja e transferimit të emigrantëve në Shqipëri lindi nga bisedat mes Giorgia Melonit dhe kryeministrit të atëhershëm britanik Rishi Sunak, i cili konsideroi, por edhe dëshmoi me projektin e tij të “deportimit” të emigrantëve në Ruandë. Megjithatë, ndërsa Ruanda është mijëra kilometra larg Londrës, Shqipëria është përballë Italisë, duke e bërë projektin në dukje më të zbatueshëm. Ideja u perfeksionua më pas në verën e vitit 2023, gjatë pushimeve të Melonit në Shqipëri në bisedat me kryeministrin Edi Rama, i cili i vuri në dispozicion territorin e vendit të tij.

Paralelisht, BE ka arritur një marrëveshje për Paktin e ri të Migracionit dhe Azilit, të miratuar nga Parlamenti dhe Këshilli Europian majin e kaluar, i cili parashikon që qendra si ato italiane në Shqipëri të aplikohen duke filluar nga viti 2026.

Pavarësisht kritikave të shumta, përfshirë ato të brendshme, në Europë qendrat shqiptare konsiderohen model për t'u studiuar, megjithatë plani italian duket se është implementuar shumë herët për t'u kuptuar. Ndër gabimet e bëra ishte mungesa e një strukture organizative solide - të aftë për të menaxhuar detaje të rëndësishme.

Marrëveshja e nënshkruar vitin e kaluar midis Romës dhe Tiranës parashikonte që Shqipëria të priste deri në tre mijë emigrantë me një kosto prej të paktën 670 milionë euro për 5 vjet. Anija gjysmë e zbrazët me më pak se 20 emigrantë, kostot e larta, vendi i zgjedhur që është gjithmonë në rrezik përmbytjeje, beteja juridiko-politike e menaxhuar keq bëri që mediat të "çmendeshin" dhe të fokusoheshin me detajet e këtij projekti.

Por me menaxhim më të mirë, koordinim të aktorëve të shumtë dhe planifikim më të thellë, qendrat mund të ishin plotësisht funksionale dhe të kishin dhënë një përgjigje konkrete në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Qeveria e ka servirur polemikën në një pjatë të argjendtë, si për drejtësinë, ashtu edhe për opozitën. Tani duhet të korrigjojnë gabimet për të mos e kthyer Gjadrin, nga një projekt ambicioz, në një Titanik politik./ZËRI

Poll

MOS HUMB