
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka mbetur me 8 anëtarë, por duket se jo edhe për shumë kohë. Kuvendi i Shqipërisë ka hapur procedurën për plotësimin e vendit vakant që la Elsa Toska pas dorëheqjes së saj pak ditë më parë. Sipas njoftimit të Parlamentit, aplikimet duhet të dorezohen deri në datën 28 Tetor 2024. Madje, janë nxjerrë edhe kriterët që duhet të plotësojnë kandidatët.
Njoftimi i Kuvendit të Shqipërisë:
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, pasi u njoh me vendimin nr. 62, datë 23.09.2024, të Gjykatës Kushtetuese, për mbarimin përpara afatit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, znj. Elsa Toska, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “c” dhe pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenet 7, pika 1, 7/c dhe 8, pika 3, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. Shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant, mandat plotësues, për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit përpara afatit të mandatit të gjyqtares Znj. Elsa Toska, i cili përfundon më datën 14.11.2028, referuar Vendimit të Kuvendit nr. 133/2019 “ Për zgjedhjen e zonjës Elsa Toska, anëtare të Gjykatës Kushtetuese”.
KRITERET:
Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte: të ketë zotësi të plotë për të vepruar: të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë: të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit; të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale; të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fugi; të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit. Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara më sipër duhet të plotësojë edhe këto kritere: të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike: të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës; të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të: vjetërsisë në profesion; përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë: kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës; meguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike; ecurisë gjatë lyerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se S ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës; informacioneve të marra nga institucione të tjera publike. Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm: Kerkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant; Jetëshkrimin me të dhënat e plota të kontaktit (numer telefoni/e-mail); Fotokopje të kartës së identitetit: Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërtetohet përmbushja e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 "Per organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar. Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike". Formulari i vetëdeklarimit gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi. Formularin e aplikimit të plotësuar "Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta", në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 "Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë". Formulari gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi. Kërkesa për shprehjen e interesit, e shoqëruar me dokumentacionin e mësipërm, duhet të paraqitet brenda datës 28.10.2024, në zyrën e protokollit të Kuvendit, ose me postë në adresën: Kuvendi i Shqipërisë, Blv. "Dëshmorët e Kombit", Nr. 4, Tiranë, Lista e kandidatëve do të publikohet në faqen zyrtare të intermetit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe bashkë me dokumentacionin përkatës për secilin kandidat do t'i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Dy javë më parë, Elsa Toska njoftoi zyrtarisht dorëheqjen nga posti i saj, duke cituar "arsye personale", por nuk dha detaje të tjera. Pas dorëheqjes, trupa e Gjykatës Kushtetuese shpalli vakancën dhe njoftoi organin e emërtesës, që në këtë rast është Kuvendit, për vijimin me procedurat për zëvendësimin e Toskës. Zëvendësimi i saj vjen në një kohë "të vështirë" për Kuvendin pasi opozita ka paralajmëruar se nuk do të ketë marrëdhënie normale institucionale me institucionet dhe maxhorancën. Çështja qëndron në faktin se pasardhësi i Toskës duhet të zgjidhet me shumicë të cilësuar votash nga 140 deputetët e Kuvendit. Pra, minimalisht duhen jo më pak se 84 deputetë. Me shumë gjasa, zgjedhja e emrit që do të zëvendësojë Toskën do të mbetet pezull për disa kohë, derisa të ketë një urë dialogu mes maxhorancës dhe opozitës.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese rrezikon kolapsin pasi ka mbetur me 8 anëtarë. Vendimet që merr kjo Gjykatë, caktohen nga qëndrimet e anëtarëve, që do të thotë se në rast se votat ndahen 4 me 4, shumë çështje mund të mbeten pa një vendim final. Kështu cënohet vendimmarrja e institucionit më të larë të drejtësisë në vendin tonë. Për më tepër që largimi i Toksës mund të mos jetë i vetmi. Ka kohë që Kushtetuesen e ka pushtuar "hija e një skandali seksual".
Madje janë zbuluar mesazhet mes një gjyqtari dhe vartëses së tij. Po ashtu, edhe në media është raportuar se pritet dorëheqja e personit të përfshirë në skandal. Gjithashtu, vitin që vjen përfundon mandati i kryetares së GJK-së, Holta Zaçaj. Në këtë kushte, nga 8, Kushtetueses i mbeten vetëm 6 gjyqtarë në organikë./ZËRI