Politikë

‘Kjo është Rilindja Urbane 2.0’, Rama: Tirana, zona më e nxehtë, nuk ka lagje pa zaptuesin e saj

Kryeministri ka paralajmëruar një valë të re ndërhyrjesh nga shteti kundër ndërtimeve pa leje dhe zaptimeve në qytetet shqiptare, me fokus të veçantë në Tiranë.

f.g
‘Kjo është Rilindja Urbane 2.0’, Rama: Tirana, zona
edi rama

TIRANË- Në një mbledhje me deputetë dhe drejtues vendorë të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria do të intensifikojë aksionin kundër ndërtimeve të paligjshme në të gjithë vendin, veçanërisht në zonat urbane.

“Të gjitha ngrehinat e ngritura për qëllim fitimi do të rafshohen, nuk do të ketë asnjë tolerancë,” deklaroi Rama.

Ai theksoi se Tirana mbetet zona më problematike, duke u shprehur se “nuk ka lagje që të mos ketë zaptuesin e vet”.

Sipas Kryeministrit, puna ka nisur tashmë në terren dhe do të shtrihet më tej përmes një plani veprimi të strukturuar, që përfshin edhe mbledhjen e të dhënave nga vetë deputetët.

“Ka filluar të bëhet një punë e mirë dhe të gjitha të dhënat që po mblidhen nga deputetët duhet të zbatohen nëpërmjet një plani veprimi me 60 arkitektë,” shtoi ai.

Kryeministri kërkoi angazhim të drejtpërdrejtë nga deputetët e mazhorancës, duke i cilësuar ata si pjesë e skuadrës që “mori së bashku 83 mandate” dhe që duhet të jetë pranë komuniteteve për të ndihmuar në evidentimin e shkeljeve dhe në zbatimin e ligjit./ZËRI

Poll

MOS HUMB