Politikë

Rezoluta e PPE/ Rama: Ra boria e parë e humbjes së PD, u miratua një mal me broçkulla

Rama i hodhi poshtë pretendimet e rezolutës, ku thuhej se qeveria ishte përfshirë në blerje votash, punësime elektorale dhe abuzime me detyrën.

F.I
Rezoluta e PPE/ Rama: Ra boria e parë e humbjes së PD, u miratua
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot bashkëbisedimin me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy”. Rama e nisi fjalën duke komentuar rezolutën e miratuar nga Partitë Popullore Europiane të titulluar “Integriteti Zgjedhor në Shqipëri”, me propozimin e Partisë Demokratike. Rama i hodhi poshtë pretendimet e rezolutës, ku thuhej se qeveria ishte përfshirë në blerje votash, punësime elektorale dhe abuzime me detyrën.

Rama tha se rezoluta ishte “boria e parë e humbjes që ra në Spanjë”, për opozitën, ndërsa për pikat e miratuara tha se janë “një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka pasur zgjedhje dhe të përsëritura sa herë ka patur humbje.”

Edi Rama: Dje ra boria e parë e humbjes, në një mbledhje diku në Spanjë ku ishin mbledhur partitë simotra të kënetës, që u ka mbetur këneta mes tyre e nuk dinë ç’të bëjnë. Këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe dhe aty nisi avazin. Blerje vote me lekë dhe kanabis, punësime elektorale dhe favorizime, abuzime me detyrën dhe mediat, emërim ilegal të kryetarëve të bashkisë, kërcënim e kërcënime kundër kandidatëve të opozitës, mal me broçkulla të përsëritura sa herë ka pasur humbje. E reja e këtyre zgjedhjeve është se kemi një strukturë të tërë speciale SPAK, i fokusuar në të gjitha denoncimet që ma merr mendja që janë lum sepse kur shoh këtë fletërrufe duhet mbështetur me denoncime, njësoj si ato të kohës së dikurshme.
Denonco, nis presionin, vër prokurorët nën ditën e presioneve dhe detyroi të nisin procese derisa të nisin hetimet. Dhe më pas shpall fajësinë ti. Kjo është logjika. Për punësimet elektorale, qeveria ka nxjerrë vendim që ka ndaluar të gjitha llojet e punësimeve, nuk e kërkon ligji por e bëmë ne për të shprehur vullnetin e mirë që fusha e betejës të jetë e barabartë.

PPE ka miratuar një rezolutë ku ngre alarmin për manipulimin elektoral, kapjen e shtetit dhe rrënimin e standardeve demokratike në Shqipëri veçanërisht në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025. Raportet e përmendura kanë nxjerrë në pah shkelje të rënda, duke përfshirë keqpërdorimin e burimeve shtetërore, blerjen e votave, shkeljen e sekretit dhe lirisë së votës, dhe paragjykimin e medias./ZËRI

Poll

MOS HUMB