Politikë

PD gati! Nesër Asambleja e PS, Rama cakton "të besuarit" në qarqe, ndizen motorët për zgjedhjet e 2025

Në Durrës, nesër socialistët do të zhvillojnë mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Asambleja mblidhet për herë të parë pasi u zgjodh në Kongresin e datës 28 korrik.

k.m.
PD gati! Nesër Asambleja e PS, Rama cakton "të besuarit"
Edi Rama

TIRANË- 9 muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, duket se partitë politike në vend nuk po haxhojnë më kohë dhe kanë "ndezur" motorët dhe janë gati për fushatë. Mes debateve dhe përplasjeve, Partia Demokratike ka caktuar drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit, e po ashtu ka sqaruar sesi do të zgjidhen kandidatët për deputetë. Edhe në këto zgjedhje, Primaret do të kenë ndikim në emrat që do të ulen në Kuvendin e Shqipërisë 4 vitet e ardhshme. 

Të reja të ngjashme priten nesër edhe nga Partia Socialiste. Në Durrës, nesër socialistët do të zhvillojnë mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Asambleja mblidhet për herë të parë pasi u zgjodh në Kongresin e datës 28 korrik. Në rend dite do të ketë zgjedhjen e organeve drejtuese të PS, Kryesinë dhe sekretarët e rinj socialistë. Pritet edhe një fjalë nga kryeministri dhe njëherazi kryetari i PS-së, Edi Rama. Duke qenë se në mbledhjen e fundit të Kongresit kishte kritika për deputetët, pritet që edhe nesër Rama të vendosë qartë qëllimet e tij për socialistët. Gjithashtu pritet që të zbulojë edhe ndarjen e drejtuesëve politikë.

Pas fjalës së Ramës dhe zgjedhjeve brenda partisë, PS do të nisë punën zyrtarisht për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Partia Socialiste i mbylli punimet para sezonit veror me kongresin e mbajtur në 27 korrik, ku kryeministri Edi Rama prezantoi edhe ndryshimet e reja në qeveri. Taulant Balla u largua nga pozicioni ministër i Brendshëm dhe shkoi ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit. Kjo e fundit u emërua kryetare e Kuvendit. Si pasojë e lëvizjeve në PS, pasi Bledi Çuçi u propozua për nënkryetar të Kuvendit, në vend të tij si kryetar i grupit parlamentar socialist shkoi Niko Peleshi i cili u largua nga ministër i Mbrojtjes, duke i hapur rrugë Pirro Vengut./ZËRI

Poll

MOS HUMB