
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike që përfaqësohet nga Lulzim Basha, Enkeled Alibejaj, në një deklaratë për mediat ka përsëritur sërish kushtin e PD-së për votimin e ligjit për amnistinë penale. Alibeaj u shpreh se PD do votojë nëse nuk përfitojnë të dënuarit dhe të hetuarit e GJKKO dhe SPAK.
“PD është e vendosur dhe qëndron që ligji i amnistisë do duhet të miratohet ashtu sic erdhi në version fillestar dhe atij ligji t’i shtohet amendamentet tona”, theksoi Alibeaj. Më herët socialistët përmes ministrit Ulsi Manja kishin shprehur vullnetin për t’u tërhequr nga pika që përfitues nga amnistia të ishin dhe personat e dënuar nga GJKKO.
Alibeaj: Do duhet të them për faktin se sot seanca është zhvillua në shkelje të procedurës sepse nuk kishte kuorum.
U bë e ditur se qëllimi i mazhorancës ishte ta kalonte ligjet për oligarkët si ishte shtyerja e afatit për ligjin për investitorët strategjik. Shqiptarët do duhet të shihnin diskutimin për ligjet që janë në interes të tyre, sic është ligji për amnistinë.
Sot nga ana e mazhorancës ligi për amnistinë nuk ishte në rend dhe kjo tregon interesin e sinqertë të mazhorancës. Unë dua të bëj të qartë qëndrimin e PD.
PD është e vendosur dhe qëndron që ligji i amnistisë do duhet të miratohet ashtu sic erdhi në version fillestar dhe atij ligji t’i shtohet amendamentet tona. Në jemi të vendosur, ishim të vendosur edhe sot për ta votuar, jemi të vendosur edhe në seancën e radhës që ta votojmë.
/ZËRI