Politikë

Rama i heq bashkive menaxhimin e ujësjellësve: Do krijojmë operatorin e shpërndarjes

Kreu i qeverisë, ashtu siç e kishte paralajmëruar bëri me dije se do të krijonte një operator kombëtar i ngjashëm me OSHEE-në për të menaxhuar ujin. 

k.m.
Rama i heq bashkive menaxhimin e ujësjellësve: Do krijojmë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka hequr Bashkive të vendit kompetencat për shpërndarjen e ujit të pijshëm. Në një takim me deputetët dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës, kreu i qeverisë, ashtu siç e kishte paralajmëruar bëri me dije se do të krijonte një operator kombëtar i ngjashëm me OSHEE-në për të menaxhuar ujin. Gjatë mbledhjes, Rama u shpreh se si reforma për ujin, ashtu edhe të tjerat, do të nisin që të implementohen në Tiranë si model. 

“Tani kemi lënë disa detyra për Tiranën që shtohen përditë dhe kanë të bëjnë me shërbimet. Kemi ngritur punët për të bërë një reformë të re organizative dhe për një reformë në shërbime. Dua të vë theksin te shërbimi me ujin, ku duhet të kalojmë te një fazë tjetër, ku do të krijojmë operatorin e shpërndarjes së ujit siç është bërë OSHEE, ku të adresojmë investimet, donatorët, me gjithë ato që janë për momentin ‘lesh e li’. Mbas 30 vitesh është e kotë të presim rezultate nga kjo mënyrë. Nuk mund të rrimë të presim. Qoftë për ujin dhe për trajtimin e mbetjeve duhet të kalojmë në nivel kombëtar dhe të krijojmë sinergji me ndërmarrje kombëtare më të larta,”-tha Rama.

Po ashtu, pak ditë më parë, Rama premtoi reforma në menaxhimin e mbetjeve, furnizimin me naftë dhe ilaçe e disa pika të tjera që sipas tij janë të domosdoshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian./ZËRI

Poll

MOS HUMB