Politikë

‘Zgjedhorja’/ Ekspertët e ODIHR më 13-14 mars në Tiranë

Propozimi i bërë nga Gjiknuri u pranua pa kundërshtim nga anëtarët e komisionit, edhe nga vetë Enkelejd Alibeaj.

f.t
‘Zgjedhorja’/ Ekspertët e ODIHR më 13-14 mars në
Komisioni i Reformës Zgjedhore

TIRANË- Pas dëgjesave me institucionet dhe subjekte të tjera të përfshira në procest e zgjedhjeve, Komisioni i Reformës Zgjedhore do ua lërë në dorë ekspertëve që të dalin në një dakordësi për çështje të caktuara që palët politike kanë mendime të ndryshme. 

Ekspertët e OSBE/ODIHR do të mbërrijnë në Tiranë javën e ardhshme, për të punuar me Komisionin e Reformës Zgjedhore për një draft të dakordësuar me ndryshimet në Kod. Për katësisht ekspertët do të jenë në Tiranë në datat 13 dhe 14 mars.

Damian Gjiknuri: Kemi dakordësuar një metodologji pune mes ekspertëve, të punojnë për çështje të cilat palët mund të jenë të ndara. Kështu që në datat 13 dhe 14 Mars, unë propozoj që ne ta zhvillojmë këtë ëorkshop, të jetë intensive ku të punohet dhe të dilet me opsione të dakordësuara

Propozimi i bërë nga Gjiknuri u pranua pa kundërshtim nga anëtarët e komisionit, edhe nga vetë Enkelejd Alibeaj.

Enkeled Alibeaj: Nuk kemi kundërshti në këtë pikë…

Alibeaj rikujtoi gjatë mbledhjes propozimet e kahershme për votën e diasporës, listat e hapura e Shqipërinë një zonë zgjedhore, të cilat sipas tij duhet të përfshihen në draft. Ndërkohë Gjiknuri foli për opsione zgjidhjeje, që sipas tij ekspertët e vet do të çojnë në tryezë përballë propozimeve të Partisë Demokratike.

Një nga pikat më të diskutuara sa i përket ndryshimeve ligjore në kodin zgjedhor është dhe mënyra se si do të mund të votojnë edhe qytetarët me banim jashtë vendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB