Qytetërim

Can Yaman thyen heshtjen pas arrestimit, mohon pretendimet për drogë, kritikon shtypin turk: Nëse do ishte e vërtetë...

Yaman theu heshtjen pas ndalimit dhe lirimit të tij të mëvonshëm në një hetim për drogë që përfshinte emra të famshëm.

zh.ll
Can Yaman thyen heshtjen pas arrestimit, mohon pretendimet për drogë,
Can Yaman

ROMË- Aktori i njohur turk, Can Yaman i është përgjigjur akuzave për drogë nga Roma, duke kritikuar mbulimin mediatik turk. Yaman theu heshtjen pas ndalimit dhe lirimit të tij të mëvonshëm në një hetim për drogë që përfshinte emra të famshëm. Aktori foli për akuzat kundër tij, duke zgjedhur ta bënte këtë para shtypit italian në vend të shtypit turk.

Në deklaratën e tij të parë në Romë pasi u lirua, Yaman i mohoi akuzat kundër tij. Me postimin e disa fotove të shkrepura te Koloseu në Romë, Yaman iu drejtua shtypit italian duke iu thënë që mos të bëjnë të njëjtin gabim si homologët në Turqi. Ai thotë se nëse lajmi do të kishte qenë e vërtetë, nuk do të ishte liruar kaq shpejt.

“Sërish në Romë! I dashur shtyp italian, shtypi turk është treguar gjithnjë i keq me mua, por kjo s’është gjë e re! Por ju jo! Ju lutem, mos bëni gabimin e kopjimit dhe shtypjes së lajmeve që vijnë nga Bosfori. Mendoni se vërdallisem me drogë në një periudhë kur policia po bën hetime gjithëpërfshirëse dhe po arreston shumë personazhe të famshëm? Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar brenda një kohe kaq të shkurtër dhe të rikthehesha ditën tjetër në Itali. Ju dua.”, shkruan aktori.

Can Yaman thyen heshtjen pas arrestimit, mohon pretendimet për drogë,
postimi i aktorit

Aktori turk u arrestua më 10 janar në Turqi në kuadër të një  një operacioni për trafikimin dhe konsumimin e substancave narkotike. Ai akuzohet si pjesë e trafikimit dhe përdorimit të drogës nga personazhe të famshëm, gazetarë dhe personazhe VIP në Stamboll, shkruajnë mediat e huaja. Yaman është arrestuar së bashku me edhe 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe aktorja Selen Gorguzel./ZËRI

Poll

MOS HUMB