TIRANË- Ditën e sotme Policia e Tiranës ka njoftuar se Deni Selimllari dhe Kejn Selimllari kanë dhunuar një polic për shkak të detyrës dhe pas shoqërimit në Komisariatin Nr. 2 në kryeqytet ata kanë thyer kamerat e sigursië dhe derën e dhomës në sallën e paraburgimit. Por nuk ka mbaruar me kaq, të rinjtë kanë kërcënuar një tjetër efektiv gjatë që ndodhej në ambientet e Komisariatit.
Deni dhe Kejn janë dy djemtë e ish-Miss Shipërisë Valbona Selimllarit. Por kjo nuk është hera e parë që djemtë e Selimllarit përfshihen në një skandal të tillë.
Në verën e këtij viti dy të rinjtë u përfshinë në një sherr masiv me grushte dhe shkelma në jug të vendit me nipin e ish-deputetit Mark Frroku, Leon Frroku si dhe nipin e ish-ministrit Lefter Koka. Shkaku i këtij sherri dyshohej se erdhi prej konflikteve të mëparshme për një vajzë.
Po ashtu me 12 janar të këtij viti Deni Selimllari ra në prangat e policisë në Qerret të Kavajës, pasi ishte denoncuar nga një shtetas se kishte vjedhur një orë në bashkëpunim me disa persona të tjerë. Në atë kohë gjatë kontrollit policor iu gjet në banesë edhe një sasi kanabisi.
Edhe pse shumë herë pjesë e titujve në media për skandale të ngjashme, profilet e dy të rinjëve në rrjetet sociale janë të hapura, ku postojnë foto nga jeta luksoze./ZËRI
