Qytetërim

"Luftë e hapur"! “Sjam për p*rno në mes të ditës”, përplasja e Alketa Vejsiut dhe Olsa Muhametit: “Mbretëresha” e programeve fake si ty!

Gjithçka nisi më një story të moderatores, e cila i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram, në “Ask me a question”.

zh.ll
"Luftë e hapur"! “Sjam për p*rno në mes të
alketa vejsiu-olsa muhameti

TIRANË- Një përplasje virtuale ka nisur gjatë orëve të fundit mes moderatores së njohur, Alketa Vejsiu dhe producentes dhe autores, Olsa Muhametit. Çfarë u bë shkak? Big Brother VIP Kosova 4! 

Por, si nisi 'drama' më e re në rrjet? 

Gjithçka nisi më një story të moderatores, e cila i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram, në “Ask me a question”. "Çfarë mendimi ke për Big Brother Kosova si program si realizm etj, pasi ke shumë eksperienvë?", ishte kjo pyetje së cilës, Alketa Vejsiu nuk nguroi të përgjigjej me kritika drejt këtij reality shoë për mënyrën si është organizuar dhe pjesëmarrësit e këtij vitit. 

Moderatorja është shprehur se nën drejtimin e saj një spektakël i tillë do të ishte në nivel më të lartë, pasi "BBVK", sipas saj ka tejkaluar çdo limit etik. Alketa shtoi se nuk është pro “porno-s në mes të ditës”, pasi thekson se ka parë skena që japin bezdis dhe diskomfort, duke theksuar se e ndjek nga rrjetet sociale. 

"Luftë e hapur"! “Sjam për p*rno në mes të
postimi i alketa vejsiut

Mirëpo, nuk ka munguar as reagimi i Olsa Muhametit. Përmes një postimi në InstaStory, Muhameti ka reaguar duke ndezur edhe më shumë debatit, teksa 'e sfidon' hapur moderatoren.

Olsa shkruan: "Dmth të gjykosh ti: "Mbreteresha" e programeve te vyshkur, arkaik, pa emocion, ashtu fake si ty! Dhe mos analizo një program, vetëm nga rrjetet sociale meqë thua se nuk e ke parë, se tregon jo profesionalizëm! S'ke faj se ti ashtu je, fasadë, jo brendi. Programin e gjykon nga disa video interneti. Gjithsesi të sfidoj, po kam frikë se do humbasësh si para ca vitesh."

"Luftë e hapur"! “Sjam për p*rno në mes të
postimi i olsa muhametit

Por, nuk mbyllet me kaq...

Sfidës së Muhametit, Alketa i është përgjigjur: “A dhe O nuk përputhen!”. Ky reagim erdhi pasi një ndjekës i kërkoi Alketës përgjigje për deklaratat e Olsës.

Po ashtu, pjesë e dramës është bërë edhe Egla Ceno, fituesja e Big Brother Albania VIP, ku u shpreh se askush nuk kishte nevojë të mësonte çfarë bëhet në OnlyFans.

“Çfarë mendon për Big Brother Kosova 5”, ishte pyetja që iu drejtua Cenos në “Ask me a question”,

“Mendoj që askush nga ne s’kishte nevojë të mësonte çfarë bëhet në OnlyFans”, u përgjigj ajo./ZËRI

Poll

MOS HUMB