Qytetërim

Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji/ Publikohet formacioni i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo 'dënon' Hysajn dhe Kumbullën

Këtë herë Hysaj dhe Kumbulla do e ndjekin ndeshjen nga stoli për shkak se nuk janë përzgjedhur si titullarë nga trajnieri Silvinjo.

M.M
Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji/ Publikohet formacioni i Kombëtares
Kombetarja shqiptare

GJEORGJI- Trajneri i Kombëtares Shqiptare ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë në fushë në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, e vlefshme për grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Në portë do të jetë Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të luajnë Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti dhe Mario Mitaj.

Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji/ Publikohet formacioni i Kombëtares
Fotmacioni i plote

 

Mesfusha nuk ndryshon me Lacin-Ramadanin dhe Asllanin, ndërsa Nedim Bajrami luan në krahun e majtë, duke lënë në stol Hoxhën. Asani luan në krahun e djathtë të sulmit dhe surpriza tjetër është Tuci i cili merr vendin e Dakut nga minuta e parë.

Këtë herë Hysaj dhe Kumbulla do e ndjekin ndeshjen nga stoli për shkak se nuk janë përzgjedhur si titullarë nga trajnieri Silvinjo./ ZËRI

Poll

MOS HUMB