TIRANË-Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër, ditën e nesërme do të përcillet për në banesën e fundit.
Ceremonia mortore e këngëtarit do të zhvillohet në Tetovë, ku të afërmit, kolegët miqtë edhe publiku do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit artistit. Homazhet do të zhvillohen nesër në orën 11:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa procesioni mortor do të zhvendoset në varrezat e qytetit.
Këngëtari i njohur nga Tetova Shpat Kasapi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare më 26 nëntor, duke lënë pas një dhimbje të thellë te familja, miqtë dhe mijëra fansa në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpati kishte shkuar në Itali për një koncert, por pasi kishte mbërritur në hotel, mësohet se ai është ndjerë papritur keq dhe ka pësuar arrest kardiak, duke humbur jetën. Shpat Kasapi do të mbahet mend si një artist që la gjurmë me zërin, energjinë dhe stilin e tij./ZËRI

