Qytetërim

Fifi në gjendje të rënduar emocionale: Kujt i kam prishur balancën në Festivalin e RTSH që më mallkoni djalin?

Sipas saj, ka një “orkestrim” të caktuar që po i krijon pengesa dhe ngarkesë të panevojshme.

E.K
Fifi në gjendje të rënduar emocionale: Kujt i kam prishur
fifi qan ne liven ne instagram

TIRANË- Këngëtarja e njohur Fifi, është shfaqur në një gjendje të rënduar emicionale gjatë një live në Instagram, ku ka shpërthyer në lot. Shkak për këtë, janë bërë komentet negative që ajo ka marrë për të birin, sipas saj veçanërisht pasi zbuloi se do të ishte pjesëmarrëse në "Festivalin e Këngës 64".

Si fillim, ajo nisi të tregojë se është mësuar me komentet negative që prej vitit 2021, pas episodit ku i ra të fikët në shtëpinë e "BBVA 1". Në mëdyshje për ta diskutuar shqetësimin e saj ose jo, Fifi më tej zbuloi se komentet negative për të birin e kanë ndikuar shumë:

"Nuk e di pse njerëzit kanë bindjen që unë jam negative, unë s'jam. Këtë vit marr pjesë në Festival bashkë me Tirin, me një këngë që e dua fort. Si përfundim, e kuptoj që njerëzit duan këngë patetike. Nuk është se mendojnë veç një pakicë njerëzish keq, janë shumë. Nga 100 mesazhe, 20 i kam urime, 80 i kam mallkime, duke më sharë, duke më ofenduar, duke më mallkuar edhe djalin. Këto ditët e fundit kam bërë minimalisht 200 veta block sepse po më mallkojnë djalin. Mirë unë jam 'negative', po çfarë ju ka bërë djali im?!" tha ajo teksa shpërtheu në lot.

Fifi la të nënkuptojë se këto ofendime, veçanërisht ndaj djalit, janë shtuar tani që do jetë pjesëmarrëse në FiK, gjë që e ka shtyrë atë të mendojë se po ndodh një orkestrim urrejtjeje ndaj saj për të ndikuar prezantimin në Festival:

"Të gjitha i pranoj, po pse po ma prekni djalin?! Kujt jam duke ia prishur balancën në Festival që po hidhni helm? Djalin mos ma prekni."

Fifi do të jetë pjesëmarrëse në këtë edicion të Festivalit të RTSH, në një bashkëpunim me Tiri Gjocin.

Poll

MOS HUMB