
TIRANË- Mes Rozana Radit dhe Besa Kokëdhimës duket se paska një hatërmbetje! Më shumë ka zbuluar aktorja dhe tekstshkruesja, Rozana Radi në një intervistë që ka dhënë për "Goca dhe gra". Në intervistën e saj, Rozana ka zbuluar se këngëtarja që përfaqësoi vjet Shqipërinë në Eurovision, ndërroi këngën, pa i njoftuar autorët e këngës me të cilën fitoi Festivalin.
"Pasi kënga fitoi, Besa pa na pyetur fare, pa na konsideruar si autorë të këngës, krijoi një këngë anglisht dhe e përfaqësoi Shqipërinë me një autor tjetër. Nuk e di, u ndjeva keq, sepse është mirë kur merr pjesë me një kompeticion shqiptar dhe vendos të marrësh emra për të përfaqësuar sa më mirë veten. Dhe sapo hedh këmbën jashtë kufirit shqiptar ti preferon të zgjedhësh bashkëpunëtorë të huaj. Ndonjëherë duhet ti qëndrosh besnik atij të vjetrit, sepse ai nuk të lëshon kurrë. Dhe sigurisht duhet që t'i qëndrosh besnik gjuhës dhe vendit tënd. Sepse pikërisht për këtë po shkon,"-tha Rozana.
Edhe pse deklarata është bërë publikisht, nga ana e Besa Kokëdhimës ende nuk ka asnjë reagim dhe asnjë sqarim.
Kënga origjinale e shkruar për Festivalin e RTSH-së, ishte "Zemrën n'dorë", ndërsa në Eurovision garoi me një version aspak të ngjashëm në gjuhën angleze, Titan./ZËRI