
TIRANË- Një tjetër "ngacmim" duket se po ndodh mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit. Kjo e fundit edhe pse është në pritje të ëmbël duket se po i ndjek prurjet më të fundit muzikës dhe estradës shqiptare. "Prurja" më e fundit është kënga e Elvana Gjatës, e cila ka risjellë këngën: Lumja tokë!
Ajo erdhi me motive tradicionale shqiptare, por me një "kthesë" moderne. Madje pjesë nga klipi i ka ndarë edhe në rrjetet sociale.
Në këtë moment ka ardhur dhe një reagim nga Dafina.
Ajo gjithashtu ka nisur që të shpërndajë pamje nga klipi i saj “Million” ku shfaqet gjithashtu me veshje tradicionale. Sikur do të nënkuptojë se është ajo personi që e ka bërë e para artiste që ka sjellë këtë trend në estradë. Por kjo nuk është hera e parë që përplasen!
Në vitin 2022, Dafina pati folur për “pandemi tallavaje”, vetëm pak ditë pasi Elvana këndoi këngë të të tjerëve në skenën e "Sunny Hill Festival"; ndërsa Elvana iu kthye me një Story ku shprehej: Mos u bë xheloze!
Por kur u pyet pak kohë më vonë nëse kishte përplasje mes të dyjave, Dafina mohoi çdo gjë, duke e konsideruar Elvanën një artiste të vërtetë./ZËRI