Qytetërim

Në gjyq me Rudinën, Varfaj: Nuk do të jem kurrë një baba i keq

Fillimisht ish-çifti ka pasur një marrëdhënie të mirë pas ndarjes, për hir të vajzës së tyre, por në muajt e fundit ka pasur akuza të ndërsjellta

E.K
Në gjyq me Rudinën, Varfaj: Nuk do të jem kurrë një
Rudina Dembacaj dhe ish burri

TIRANË- Pas lajmit të publikuar nga Zëri, se Rudina Dembacaj ishte dënuar me 6 muaj burg, për falsifikimin e prokurës së vajzës së saj, ka ardhur dhe reagimi i parë nga ish-bahskëshorti Aleksandër Varfaj. Ky i fundit ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se një baba i keq nuk do të jetë kurrë. Ai është ankuar vazhdimisht se Rudina nuk e lë që të ketë një marrëdhënie normale me vajzën e tij, dhe përplasja mes të dyve shkoi deri në gjykatë.

“Unë mund të jem shumë gjëra, por një baba i keq nuk do të jem kurrë”, shkruan Varfaj në një postim në rrjetet sociale. Vetë aktorja Dembacaj në një reagim të bërë dje në rrjetet sociale, indirekt reagoi për lajmin, duke thënë se në jetë i është dashur që të përballet me shumë persona, por në fund ka ruajtur gjithnjë dinjitetin e saj.

Në gjyq me Rudinën, Varfaj: Nuk do të jem kurrë një

Aktorja Rudina Dembacaj u dënua nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, që i është konvertuar në 80 orë shërbim prove. ZËRI ka zbuluar se dënimi i është konvertuar pasi Gjykata, për shkak të rrezikshmërisë së ulët dhe dënimit nën 1 vit burg, mund ta vuajë jashtë dënimin e saj.

Dembacaj është dënuar pasi u kallëzua penalisht nga ish-bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj, pasi kishte nxjerrë vajzën e tyre jashtë vendit duke falsifikuar prokurën. Prokura, e cila duhet të ishte firmosur edhe nga i ati i vajzës, është falsifikuar, ndaj e bija ka dalë jashtë kufirit të vendit, pa dijeninë e të atit. “Krimi” është kryer në bashkëpunim me noterin Ermal Hamzaj, por ky i fundit i ka shpëtuar dënimit.

/Zëri 

Poll

MOS HUMB