
TIRANË- Erind Lasku pjesë e grupit të Ervis Doçit i njohur ndryshe si 'Visi i Pojës' është ekstraduar nga Italia. Lasku akuzohet se pastronte paratë e përfituara nga trafiku i drogës për llogari të 'Pojës'. Ndaj ti GJKKO ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për veprën penale “pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Operacioni “Ura” u finalizua një Maj dhe kishte në fokus tre grupe të krimit të organizuar, me aktivitet të gjerë në trafikimin ndërkombëtar të drogës, kokainë e heroinë, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Ndërkohë Elvis Doçi është shpallur në kërkim. Ai njihet ndryshe si “Visi i Pojës”, pasi është nipi i Xhevdet Troplinit, të njohurit si Poja.
/ZËRI