TIRANA- Një aksion i përbashkët është zhvilluar mes prokurorisë së Brescia-s në Itali dhe Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku janë lëshuar 21 urdhërarreste, përfshirë nëntë arrestime. Ende nuk dihet se për cilët individë janë lëshuar masat e arrestit apo akuzat ndaj tyre, ndërsa njëri prej tyre mësohet të jetë oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj. Ky i fundit, ndodhej në ambientet e Akademisë së Policisë, ku ishte i angazhuar në një kurs tre-mujor specializimi për Antiterrorin. Haxhiaj dyshohet se akuzohet për disa vepra penale, si nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Operacioni është duke vijuar, ndërsa mediat fqinje bëjnë me dije se rrjeti kriminal ishte i kontrolluar nga klane shqiptare, të cilat menaxhonin importimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në territorin italian.
/ZËRI