Video

Histori ëndrrash! Gjin Gjoni hyri si "Plepist", doli milioner nga drejtësia

Hyri i pastrehë, pa makinë të tijën dhe pa para, por doli miliarder nga sistemi, bashkë me të shoqen.

k.m.
Histori ëndrrash! Gjin Gjoni hyri si "Plepist", doli milioner nga
Sali Berisha dhe Gjin Gjoni

TIRANË- Gjin Gjoni është një nga emrat më të njohur të drejtësisë së vjetër, por tani po garon në Lezhë për t'u bërë kryetari i degës së "bluve", post që mund ta fusë në Kuvend si deputet. Sot po ju rikthejmë dosjen e Gjonit dhe të shkuarën e tij si gjyqtar që i siguroi pasuri që kurrësesi nuk do ta grumbullonte veç me rrogën. Së fundmi u përmend tërthorazi!

Nëpërmjet tij u gjetën lidhje me ish- shefin e Komisariatit nr. 6 në Tiranë, Dedan Gjoni, i cili u arrestua pasi siguroi kushte për vrasjen e Xhevdet Plakut. Rezultoi se Gjoni ishte djali i vëllait të ish-gjyqtarit që dha dorëheqjen para se të dilte para trupës gjykuese të Vettingut. Ish-gjyqtari i Apelit në Tiranë, pas vendimit për të lënë pas investimin e jetës për t'u bërë gjyqtar, më 2020 vendosi që të themelonte shoqërinë "G&G LAW FIRM".

Në të njëjtin vit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbylli hetimet për pasurinë e Gjin Gjonit, por edhe ky i fundit, po atë ditë dha dorëheqjen para Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Për tërheqjen e tij dha 2 arsyetime. Në versionin e parë tha se nuk i besonte procesit, ndërsa në të dytin se kishte aspirata për politikë. Gjin Gjoni e nisi karrierën e tij në drejtësinë shqiptare në vitin 1994 si i pastrehë. Hyri i pastrehë, pa makinë të tijën dhe pa para, por doli miliarder nga sistemi, bashkë me të shoqen. Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka konstatuar se as Gjin Gjoni dhe as Elona Çaushi nuk justifikojnë deri në vitin 2014 një pasuri me vlerë rreth 2 milionë euro. As sot nuk i ka dhënë askush përgjigje.

I larguar nga sistemi, Gjin Gjoni shijon pasurinë e vendosur ndër vite si gjyqtar. Siç e përshkruan vetë në një intervistë, Elona tregon se u frymëzua nga Gjermania për të hapur edhe në aeroportin "Nënë Tereza" një "Duty Free". Gjin Gjoni është arsimuar fillimisht në Universitetin Bujqësor i Tiranës. në vitin 1993 ka filluar punë si ndihmës i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi u shkollua në "Plepat"!

Dalëngadalë ngjiti shkallët e karrierës si gjyqtar duke marrë në duar disa nga dosjet më të bujshme të të gjitha kohërave. Trajtoi rastin e Abdulselam Turgut, bos ndërkombëtar droge. Vehbi Alimuçajn, ish-drejtuesin e kompanisë mashtruese VEFA e dënoi me 5 vjet nga 25 që kërkoi Prokuroria; shqyrtoi edhe dosjen e Genc Ferhatit, të dënuar për atentatin me anti-tank ku ngelën të vrarë Denis Gina dhe Medion Shehu...dhe grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998 me protagonist Sali Berishën, i cili pushtoi me grupe të armatosura për disa orë Kryeministrinë, RTSH, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, ndërsa një granatë u hodh në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi. E gjitha ndodhi dy ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit, për të cilën Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe vetë Fatos Nanon. Për vite me radhë, Prokuroria këmbënguli se Kryeministria dhe institucionet e tjera shtetërore u sulmuan në mënyrë të organizuar, në përfundim nuk ia dolën që të provonin akuzat ndaj 20 të dyshuarve për kryengritje të armatosur. Nder që ndoshta sot do t'ja kthejë duke e futur në parti. Në fund të fundit, nuk ka kush ti thotë jo!/ZËRI

Poll

MOS HUMB