Video

Ndodh eklipsi i rrallë! Sot errësohet qielli

Kjo fazë mund të zgjasë deri në katër minuta.

F.m
Ndodh eklipsi i rrallë! Sot errësohet qielli
Eklipsi

TIRANË- Sot, më 8 prill, dielli do të jetë i padukshëm, fenomen që do të shfaqet në 15 shtete amerikane, përfshirë Amerikën Veriore, Meksikën dhe Kanadanë dhe do bëjë që qytetarët e astronomët të kthejnë sytë drejt qiellit. Sipas NASA-s, afërsisht 31.5 milionë njerëz do të përjetojnë të plotë eklipsin, ndërsa mbi 300 milionë njerëz do të kenë mundësinë ta përjetojnë pjesërisht. Gjatë eklipsit total, qielli do të errësohet sikur të ishte agim apo muzg dhe njerëzit do të kenë mundësi të shohin koronën e Diellit. Kjo fazë mund të zgjasë deri në katër minuta. Për të parë fenomenin, grupe astronomësh profesionistë dhe amatorë, astrofotografë dhe "gjuetarë" eklipsesh kanë udhëtuar drejt Meksikës dhe SHBA. Eklipsi i ardhshëm diellor pritet të ndodhë më 12 gusht 2026 dhe do të jetë i dukshëm nga Islanda, Portugalia, Rusia dhe Spanja.

 

Poll

MOS HUMB