
MYNIH – Gruaja e disidentit rus, Aleksei Navalny, Yulia Navalny, ka folur në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë, fjalimi i saj është pritur nga një duartrokitje e gjatë e publikut.
Siç shikohet edhe në video, duartrokitjeve nuk iu është bashkuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Dalja e bashkëshortes së Navalnyt, që thuhet se ka vdekur në një burg rus, është pritur me duartrokitje të gjatë nga të pranishmit në konferencë.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka qenë në sallë, është ngirtur nga fundi i fjalimit në këmbë, por se nuk ka preferuar të bashkohet me duartrokitjet. Në vend se të duartrokasë, kreu i shtetit serb ka rregulluar kufjet e tij./ZËRI/