GREQI- Vajza e Mariola Nakolecit, 36-vjeçares e cila u vra ditën e premte (22 gusht) nga bashkëshorti i saj në Greqi ka rrënqethur me rrëfimin e saj, teksa foli për tragjedinë që shkatërroi familjen dhe dramën që po përjeton. 18-vjeçarja është shprehur për mediat lokale greke se njësoj sikur të ketë humbur të dy prindërit e saj, ndërsa ka deklaruar se ka deklaruar se do të hakmerret ndaj babait të saj. Duke folur për taxydromos.gr., vajza e re tha se që tani e tutje do të marrë rolin e nënës dhe të babait për vëllezërit e motrat e saj më të vegjël.
“Atë që i bëri ai mamasë sime, do t’ia bëj edhe unë atij. Do të hakmerrem ndaj tij. Nuk dua ta shoh më kurrë në sytë e mi! Por do të sigurohem ta takoj, sepse dua t’i them turp. Nuk kam më as nënë as baba. Ashtu si vëllezërit e motrat e mia më të vegjël. Do të bëhem edhe nënë edhe baba për ta që tani e tutje. Nuk do ta tregoj sekretin e familjes sime. Do ta mbaj për vete. E dimë çfarë po kalonim. Ata e kishin zili nënën time dhe ne, fëmijët e saj. Ne ishim një familje që ata e kishin zili dhe e admironin. Tani ai na ka shkatërruar”, tha mes lotësh 18-vjeçarja.
Ndërkohë, më herët gjatë ditës ditës së djeshme, 40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci u arrestua në Greqi një ditë pas vrasjes së gruas së tij. Ai u gjet në një parcelë tokë, i fshehur mes barit, por deri më tani nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese.
40-vjeçari me disa precedentë penalë për organizatë kriminale dhe drogë, që njihej edhe si ndërtues, së fundmi ishte shtruar në Psikiatri me urdhër të Prokurorisë greke që e kishte ende nën hetim, pasi ishte person që vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në banesën ku jetonte familja, në prani të katër fëmijëve të çiftit. 36-vjeçarja vrapoi për t'u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja. Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Pastaj, gruaja ra mbi xham dhe autori, duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, iku me vrap./ZËRI




