Aktualitet

Sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë, njëri prej pronarëve në burg për vrasjen e Edmond Papës, tjetri vëllai i tij (EMRAT)

Mësohet se pasuritë u përkasin 2 shtetasve me precedentë penalë, Kristi Qirici (alias Jetmir Hoxha) dhe Adriatik Kalemi, ndaj të cilëve kanë nisur hetimet. 

zh.ll
Sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë, njëri prej
lokale, hotele e apartamente te sekuestruara

SARANDË- Pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme, janë sekuestruar në Vlorë. Mësohet se pasuritë u përkasin 2 shtetasve me precedentë penalë, Kristi Qirici (alias Jetmir Hoxha) dhe Adriatik Kalemi, ndaj të cilëve kanë nisur hetimet. 

Kristi Qiricit, me precedentë në fushën e narkotikëve, i janë sekuestruar 2 hotele, 6 dhe 4 katësh. Ndërsa, Adriatik Kalemit, me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit dhe i cili ndodhet në burg si i dyshuar për vrasjen e Edmond Papës, i janë sekuestruar një lokal në Tiranë, apartament në Sarandë dhe trualle në Vlorë e Tepelenë. Gjithashtu i janë sekuestruar edhe pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.

Njoftimi:

Sarandë/ Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për hetimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme, kanë evidentuar 2 raste, dhe pas regjistrimit të procedimeve penale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kanë nisur hetimet konkretisht:

1️⃣ Në ngarkim të shtetasit K. Q., alias J. H., 43 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 07.09.2025, i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit, me datë 24.10.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:

* Hotel 6-katësh, me 37 dhoma, sipërfaqe ndërtimi 248 m² për kat + garazh 440 m², në Sarandë.
* Hotel 4-katësh, me 15 dhoma + lokal, sipërfaqe ndërtimi 160 m² + 80 m², në Sarandë.

2️⃣ Në ngarkim të shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, trafiqeve dhe narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e vepërs penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 31.07.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:

* Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m².
* Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m².
* Në Rradhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m².
* Në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër.

Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.

Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre.

Poll

MOS HUMB