Aktualitet

“Isha i dehur”/ Zbardhet dëshmia e 38-vjeçarit që hyri në bankë: Më hutoi e dashura po flisja me të në telefon

Ai është shprehur para efektivëve se është penduar për veprën e kryer, pasi nuk ka qenë i vetëdijshëm.

I.F
“Isha i dehur”/ Zbardhet dëshmia e 38-vjeçarit që
Valter Xhelillari

KORÇË- 38-vjeçari, Valter Xhelillari, i cili u arrestua pasi hyri me forcë në një bankë në Korçë dëshmoi se ai ishte i dehur dhe nuk mban mend asgjë. Sipas dëshmisë së tij të siguruar nga gazetari i “Ora Neës” Elton Qyno, Xhelillari është shprehur se ai konsumoi alkool më para dhe më pas po fliste me të dashurën e tij në telefon, në momentin kur hyri në bankë. Ai është shprehur para efektivëve se është penduar për veprën e kryer, pasi nuk ka qenë i vetëdijshëm.

“...dje kam qënë i dehur që në orët e para të mëngjesit. Nga pasditja vone kam shkuar te bar L..., ku kam qendruar rreth 2 orë atje. Aty kam konsumuar përsëri alkool atje. Kam dalë nga bar L... dhe kam qënë duke folur në "Messenger”, me një vajzë që e kam te dashur, e cila jeton në Itali. Kam kaluar në pedonalen e qytetit dhe më pas kam qënë duke kaluar te banka. Kam qënë shumë i dehur dhe nuk e mbaj mend, se cila bankë ka qënë. Kam qënë duke folur akoma në “Messenger” me këtë vajzën dhe një moment i kam rënë një dere me shkelmë, por nuk e dija se çfarë ishte bankë, apo dyqan. Që kur i kam rënë derës me shkelme, nuk mbaj mend më se çfarë kam bërë deri kur kam shkuar në shtëpinë time. Dhe si kam shkuar në shtëpinë time, nuk e mbaj mend...”- ka tregaur i arrestuari Valter Xhelillari.

Më tej, 38-vjeçari shprehet se e kuptoi gabimin, pasi e dashura, e tij që jeton në Itali, ia kishte shpjeguar situatën.

“...unë dje kam qënë i pandërgjegjshëm fare. Ajo më tha që kisha bërë një gabim, duke ma shpjeguar situatë. I dehur dhe nuk e mbaj mend çfarë kam bërë. Tani që e kam kuptuar se çfarë kam bërë ndjehem i penduar. Unë kërkoj falje për veprimin që kam bërë. Nuk ka qënë synimi im që të vidhja bankën. Asnjehere nuk i kam bërë këto veprime në jetën time...”-ka deklaruar i arrestuari.

Nga hetimet e kryera është konstatuar se në aplikacionin “Messenger” me kontaktin B.Meta, autori ka ka zhvilluar një bisedë “Videocall”, që ka filluar në orën 09:18 që ka zgjatur 55:14 minuta. Sipas dëshmisë së tij, Prokuroria e Korçës, ka vendosur të heqë akuzën e “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit” duke ngritur për Valter Xhelillarin akuzën e “Prishjes së qetësisë publike” dhe “Shkatërimit të pronës me zjarr”.

Xhelillari pritet të dalë nesër para togave të zeza, ku do të njihet me masën e sigurisë “arrest në shtëpi që ka kërkuar Prokuroria. /ZËRI

Poll

MOS HUMB