Aktualitet

Abuzoi me të miturën, Gjykata e Lartë lë në burg mjekun Dervish Hasi

42-vjeçari u vu në pranga pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe mbajtjes në vëzhgim të tij prej disa ditësh nga ku ka rezultuar se e mitura është shfrytëzuar prej tij për prostitucion për një periudhë 2-vjeçare.

f.t
Abuzoi me të miturën, Gjykata e Lartë lë në burg mjekun
Dervish Hasi

TIRANË-Gjykata e Lartë ka marrë një vendim për mjekun Dervish Hasi, duke e lënë në burg. Mësohet se në Dhomë Këshillimi, Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e tij për masën e sigurisë, që u la në fuqi nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm më 7 shkurt të këtij viti.

Mjeku kirurg akuzohet për “trafikim të të miturve dhe pornografi”. Pavarësisht pretendimeve të avokatëve mbrojtës, se mjeku kishte aplikuar në gjykatë për martesë me vajzën e mitur 16-vjeçare, ai është lënë në burg. 

42-vjeçari u vu në pranga pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe mbajtjes në vëzhgim të tij prej disa ditësh nga ku ka rezultuar se e mitura është shfrytëzuar prej tij për prostitucion për një periudhë 2-vjeçare.

Pas arrestimit të mjekut 42-vjeçar uniformat blu sekuestruan edhe celularin ku në të janë gjetur filmime me përmbajtje erotike të 3 grave të Dervish Hasit, por edhe të vajzës 16-vjeçare. Asnjë nga gratë e tij nuk ka pranuar të flasë para hetuesve dhe nuk kanë treguar asgjë në lidhje me ngjarjen para policisë. 16-vjeçarja prezantohej nga Hasi si gruaja e tij të katërt. /ZËRI

Poll

MOS HUMB