
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka shkuar në burgun 313 në Jordan Misje më Tiranë për të takuar kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Gjokutaj tha se ai do të ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit të Posaçëm sot ose nesër. Ish-presidenti Ilir Meta është në paraburgim në burgun 313 ku do të qëndrojë në një qeli të veçantë për të.
Ndaj tij u caktua dje masa arrest me burg nga Gjykata e Posaçme pasi ai akuzohet nga SPAK për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çomo janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI