Aktualitet

U ndaluan në tentativë për vrasje, lihen në burg Aldi Mustafa dhe Klevis Turdiu

Mustafa u arrestua mbrëmjen e 30 shtatorit teksa sipas Policisë ishte nisur për të kryer një vrasje. 

D.XH
U ndaluan në tentativë për vrasje, lihen në burg Aldi
Momenti i arrestimit

DURRËS – Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Aldi Mustafën dhe Klevis Turdiun, të dyshuar për veprat penale “mosbindja ndaj urdhrit të policisë” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”. Mustafa u arrestua mbrëmjen e 30 shtatorit teksa sipas Policisë ishte nisur për të kryer një vrasje. 

Kjo vrasje mund të bëhej, për shkak se Mustafa donte të merrte hak, pasi në prill 2023, atij iu vendos tritol në automjet, pranë Shkozetit. Mustafa dhe dy vite më parë u arrestua nga policia së bashku me dy persona të tjerë dhe efektivën u shprehën se u ndalua një vrasje me pagesë. Ndërsa, për shpërthimin në makinën e Aldi Mustafës, ende nuk ka një autor.

Kush është Aldi Mustafa

Aldi Mustafa nga Durrësi është arrestuar në tentativë për të kryer një vrasje edhe më 2021. Ai ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dënuar me 10 vite burg në Gjermani. Mustafa mësohet se ka qenë anëtar i një bande në qytetin e Durrësit. Kohët e fundit dyshohet se ai ka pasur lidhje me ‘Rumin’, një personazh i krimit në qytetin bregdetar. ‘Rumi’ ishte në makinë me prokurorin Arjan Ndoji, kur ndodhi atentati ndaj tyre në autostradën Tiranë-Durrës.

Mustafa është shok i Alekasandër Lahos, ose ndryshe Pëllumb Muharremit, i njohur si i ‘Forti i Shijakut’, i cili i shpëtoi atentatit që iu bë makinës së ish-prokurorit. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB