Aktualitet

Vrasja e Etleva Bodit/ Bashkëshorti dënohet me 27 vite burg

Përveç dënimit penal, i akuzuari është urdhëruar që të paguajë dëmshpërblim prej 770 mijë euro për palët civile të përfshira në gjykim.

f.t
Vrasja e Etleva Bodit/ Bashkëshorti dënohet me 27 vite burg
Etleva Bodi

ITALI-Gjykata italiane ka dënuar me 27 vite burg Selami Bodin, i cili mbyti bashkëshorten e tij gjatë natës së 28 tetorit të vitit të kaluar. Sipas mediave italiane, ishte kryetari i gjykatës së shkallës së lartë, Franco Greco, i cili dha dënimin, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm.

Përveç dënimit penal, i akuzuari është urdhëruar që të paguajë dëmshpërblim prej 770 mijë euro për palët civile të përfshira në gjykim. Megjithatë, ai u lirua nga akuzat për dëmtim të rëndë dhe të vazhdueshëm. 

42-vjeçari shqiptar u shpall fajtor për mbytjen e gruas së tij gjatë një mosmarrëveshjeje në familje, duke e lënë të pajetë në shtrat, ndërsa fëmijët e tyre flinin në dhomën tjetër. Sipas dëshmive Selami Bodi e kishte mbajtur gruan e tij, Etlevën larg familjes së saj dhe me radikalizimin islamik nuk i lejonte praktikisht asgjë edhe për sa i përket mënyrës së veshjes (për dy vjet që kishte nuk ishte në gjendje të përdorte celularin e saj).

31-vjeçarja Etleva Bodi, nënë e katër fëmijëve të mitur, nuk mundi të mbijetojë pavarësisht ndihmës mjekësore të mjekëve të spitalit "San Paolo" në Savona. Edhe pse 17 orë në luftë me vdekjen, ajo sërish nuk ia doli dot. Ngjarja e rëndë ndodhi në tetor 2023, ku 41-vjeçari shqiptar, Selami Bodi njoftoi urgjencën pasi gruaja e tij nuk merrte dot frymë. Më pas u zbulua se ishte pikërisht ai që e dhunoi në sy të fëmijëve dhe tashmë akuzohet për vrasje. Shkak u bë një debat mes tyre për motive xhelozie./ZËRI

Poll

MOS HUMB