Bota

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”! Bisedat me Epstein, KiE i heq imunitetin Thorbjorn Jagland

Ai përmendet disa herë në një mori dosjesh të publikuara javën e kaluar nga autoritetet amerikane, ku mes tyre zbulohet edhe një email i datës 25 maj 2012, i cili tregon se Thorbjørn Jagland, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës në atë periudhë, i ka dërguar një mesazh Jeffrey Epstein, pas një vizite zyrtare në Shqipëri.

F.I
“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”! Bisedat me Epstein,
Thorbjorn Jagland dhe Jeffrey Epstein

NORVEGJI-Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjorn Jagland, pas një kërkese nga autoritetet norvegjeze, të cilat kanë nisur një hetim për dyshime korrupsioni në lidhje me kontaktet e tij me financierin e ndjerë amerikan Jeffrey Epstein.

Hetimet pritet të fokusohen nëse Jagland ka përfituar dhurata, udhëtime falas apo favore të tjera nga Epsteini. Ai përmendet disa herë në një mori dosjesh të publikuara javën e kaluar nga autoritetet amerikane, ku mes tyre zbulohet edhe një email i datës 25 maj 2012, i cili tregon se Thorbjørn Jagland, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës në atë periudhë, i ka dërguar një mesazh Jeffrey Epstein, pas një vizite zyrtare në Shqipëri.

Në komunikimin elektronik, Jagland shkruan shkurt: “Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme”.

Email-i është dërguar më 25 maj 2012, ndërsa vizita zyrtare e Jagland në Shqipëri është zhvilluar më 24 maj 2012, sipas axhendave dhe burimeve publike. Email-i i publikuar nuk përmban detaje mbi takime private apo aktivitete jashtë axhendës zyrtare të vizitës në Tiranë.

Në një email tjetër nga janari 2013, ish-kryeministri shkroi për planet për të vizituar ishullin privat të Epstein në Karaibe me gruan dhe djemtë e tij, duke shtuar: “Nuk mund ta vazhdoj vetëm me gra të reja, siç e dini.”

Epsteini u akuzua nga prokurorët amerikanë për krijimin e një rrjeti të gjerë të miturash për shfrytëzim seksual dhe kishte korrespondencë me figura të njohura në Europë dhe SHBA. Hetimet në Norvegji pritet të sqarojnë nëse ka elementë penalë në marrëdhëniet mes tij dhe ish-zyrtarit të lartë.

Poll

MOS HUMB