Bota

E bujshme! Interpol nxjerr urdhër-arreste për të dyshuarit e sulmit në Banjskë

D.XH
E bujshme! Interpol nxjerr urdhër-arreste për të dyshuarit e
Banjske, Kosove

KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Zveçla ka deklaruar se të dyshuarit, që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, janë shpallur në sistemin e urdhër-arrestit ndërkombëtar të Interpolit. “Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë”, tha Zveçla. Në sulmin e Banjskës u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa mes autorëve ishte edhe politikani serb Milan Radoiçiç. 

Njoftimi i plotë i ministrit Xhelal Zveçla:

Mirëpres njoftimin zyrtar nga selia qendrore e INTERPOL se tashmë janë insertuar në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë.

Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste./ZËRI/

Poll

MOS HUMB