Bota

Kërkime në shpella dhe puse për gjetjen e trupit të 2-vjeçares, Vuçiç: Dënim me vdekje!

Dhjetëra policë duke përdorur pajisjet më moderne, aktualisht janë duke e kontrolluar shpellën e Lazarevit, e cila ndodhet rreth tre kilometra larg fshatit Zlot, ku një nga autorët e dyshuar jeton.

f.t
Kërkime në shpella dhe puse për gjetjen e trupit të
FOTO ILUSTRUESE

SERBI-Kërkimet për gjetjen e trupit të 2 vjeçares Danka Iliç vijojnë ende, ndërsa dy 50-vjeçarë janë arrestuar për vrasjen e saj. Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi, njofton se dhjetëra policë duke përdorur pajisjet më moderne, aktualisht janë duke e kontrolluar shpellën e Lazarevit, e cila ndodhet rreth tre kilometra larg fshatit Zlot, ku një nga autorët e dyshuar jeton. Gjithashtu po kontrollohet edhe zona përgjatë lumit Zlot në kërkim të një trupi të fëmijës, i cili, siç dyshohet, është larguar nga deponia pranë Banjsko Poljes ditën e dytë pas kryerjes së krimit.

Për dy autorët e dyshuar për vrasjen e fëmijës është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë. Ata akuzohen për veprën penale të vrasjes së rëndë në bashkëpunim, raportojnë mediat e huaja. Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar se do t’i propozojë edhe një herë qeverisë rikthimin e dënimit me vdekje. Vuçiç tha se vrasja e vajzës Danka Iliç sigurisht që meriton të dënohet me këtë dënim.

Pas 10 ditësh kërkime u zbulua fundi tragjik i 2-vjeçares Danka Iliç. Të miturën e kërkonte gjysma e Europës, por në fakt e mitura ishte vrarë që pasditen e 26 marsit, nga dy punonjës të Ujësjellësit. Lajmin për vrasjen e saj, e dha vetë presidenti Aleksandër Vuçiç. Për vrasjen e saj, janë vendosur në pranga Srgjan Jankoviq nga fshati Luka dhe Dejan Dragijeviq nga fshati Zlot. 

Si ndodhi ngjarja tragjike?

Pasditen e 26 marsit, e mitura ishte duke luajtur në oborrin e banesës së saj, kur është përplasur nga mjeti “Fiat Panda” me të cilin po qarkullonin punonjësit e ujësjellësit. Por edhe pas aksidentit, e mitura ishte ende gjallë. Megjithatë në vend që ta ndihmonin, një nga të dyshuarit kryesorë ka dalë nga vetura dhe e ka mbytur me duar fëmijën. Më pas, e kanë tërhequr zvarrë dhe e kanë fshehur kufomën, e cila deri më tani ende nuk është gjetur. Pasi dy vrasësit të zbulojnë se ku është trupi, kufoma do të çohet në morg, ku edhe do të zbulohet shkaku i saktë i vdekjes.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB