Bota

Kim Jong Un me probleme të rënda shëndetësore, Koreja e Jugut: Mjekët po kërkojnë ilaçe nga jashtë

Sipas shërbimeve sekrete të Koresë së Jugut, Kim Jong Un vuan nga problem të rënda shëndetësore, të cilat lidhen me obezitetin

I.F
Kim Jong Un me probleme të rënda shëndetësore, Koreja e
Kim Jong Un

PHENIAN- Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un vuan nga probleme shëndetësore të lidhura me obezitetin, si hipertensioni dhe diabeti, duke bërë që zyrtarët e tij të kërkojnë mjekim jashtë vendit. Sipas shërbimeve sekrete të Koresë së Jugut Kim, 40 vjeç, është një duhanpirës i rregullt dhe alkoolik. Ai vjen nga një familje me një histori të sëmundjeve të zemrës, pasi babai dhe gjyshi i tij, të cilët sunduan Korenë e Veriut me një grusht të hekurt, vdiqën nga problemet e zemrës.

Kim është 1.70 m i gjatë dhe dikur peshonte rreth 140 kg.

Në një dalje publike, 3 vite më parë, ai dukej se kishte humbur një peshë të konsiderueshme, ndoshta për shkak se ai ndryshoi dietën e tij, por në paraqitjet e fundit në mediat shtetërore të Phenianit ai duket se e ka rifituar peshën.

Kim gjithashtu vuan nga hipertensioni dhe diabeti. Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut u tha ligjvënësve në një takim me dyer të mbyllura në Seul se Kim vlerësohet të peshojë përsëri rreth 140 kilogramë dhe është në rrezik të lartë të sëmundjeve të zemrës. Sipas Seulit, Pheniani është duke përgatitur Kim Ju Ae si udhëheqësja pasardhëse e vendit.

Raporte të shumta tregojnë se “Princesha e Koresë së Veriut” edhe pse është e dyta nga tre fëmijet, duket se është me e preferuara nga babai i saj për ta pasuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB