
SHBA- Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan miratoi të martën kandidaturën e diplomatit David J. Kostelancik në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, e cila ka prej qershorit të vitit që lamë pas pa një ambasador.

Në fillim të vitit 2024 Senati në SHBA nuk e miratoi emërimin e David Kostelancik si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, për shkak të tejkalimit të afateve. Duke qenë se kandidatura e tij nuk u miratua nga Senati, procedura parashikonte se presidenti i SHBA-së Biden mund të çonte sërish të njëjtin emër ose emër tjetër për të marrë miratimin e senatit si ambasador amerikan në Tiranë. Më vonë presidenti amerikan Joe Biden ripropozoi David Kostelancik, si ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, dhe më 28 Prill 2023 mori konfirmimin edhe nga Senati.
Në prezantimin e tij para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit në 30 Mars, ai shpalosi si prioritet të punës së tij në Tiranë forcimin e institucioneve të reja të drejtësisë.
Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, -tha Kostelancik.
David Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Gjeneralit Mark Milley. Ai ka shërbyer më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë. Kostelancik ka shërbyer edhe më parë në Shqipëri në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e re të SHBA-së në Tiranë. Para emërimit të tij si ambasador, ai shërbeu si Këshilltar për Politikën e Jashtme të Shefit të Shtabit, Gjeneral Mark Milley. Detyra të tjera ku Kostelancik është përfshirë janë Misioni i SHBA në OSBE dhe Misioni i SHBA në NATO, duke u fokusuar dhe në bashkëpunimin e sigurisë me Rusinë, Ambasadën e SHBA në Shqipëri dhe Ambasadën e SHBA në Turqi./ZËRI