Aktualitet

U ekstradua nga Punta Cana/ GJKKO lë në burg 'kokën' e trafikut të drogës, anëtar i 'Çopjave': Doja të vija vetë, por...

Mësohet se në seancën e sotme gjyqësore, Pepa ka deklaruar para gjyqtarit të çështjes se ai donte të vinte në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë.

zh.ll
U ekstradua nga Punta Cana/ GJKKO lë në burg 'kokën' e
soni pepa

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Soni Pepa alias Vilson Pepa. Mësohet se në seancën e sotme gjyqësore, Pepa ka deklaruar para gjyqtarit të çështjes se ai donte të vinte në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë.

Soni Pepa alias Vilson Pepa u arrestua më 3 shtator në Republikën Domenikane, ndërsa më pas u ekstradua në Shqipëri. 

41-vjeçari ishte shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për akuzat e trafikimit të narkotikëve, kryerjes së veprave penale në kuadër të një organizate kriminale dhe grupi të strukturuar kriminal, si dhe pastrimit të parave të fituara nga veprimtaria kriminale.

I njohur si 'Zhuu', Pepa akuzohet për një sasi prej 11 tonësh kokainë, nga të cilat 600 kilogramë u sekuestruan në Roterdam, Holandë, mes datave 7 dhe 8 nëntor 2020. Gjithashtu, ai dyshohet se ka financuar blerjen e 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet.

40-vjeçari ishte pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndërkombëtar Çopja, i cili operonte në disa shtete të Europës dhe Amerikës së Jugut, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Ngarkesa e drogës dyshohet se është nisur nga porti i Villetas në Paraguai, me destinacion përfundimtar portin e Antverpit në Belgjikë. Emri i tij është pjesë e dosjes voluminoze dhe qindra mijëra sms të zbërthyera nga aplikacioni SKY ECC./ZËRI

Poll

MOS HUMB