Aktualitet

"Si një sulm kartelesh në Amerikën Latine"! Dalin PAMJET e atentatit në Lezhë, momenti kur autorët zbrazin kallashnikovët drejt berberhanes

Siç duket edhe në video, autorët kanë drejtuar breshëri plumbash drejt berberhanes, plumba të cilët nuk kanë kapur objektivin e dyshuar, Merando Nikulaj.

zh.ll
"Si një sulm kartelesh në Amerikën Latine"! Dalin
lezhe-vendngjarje-lezhe

TIRANË- Atentati i mbrëmjes së 1 shkurtit në Rrilë të Lezhës, la pas një të plagosur, një shënjestër pa gjurmë dhe 4 persona të arrestuar, mes tyre 3 autorët e sulmit të organizuar në një berberhane. Deri më tani kanë dalë dëshmi dhe detaje që kanë zbuluar dinamikën e ngjarjes, ku është mësuar roli i secilit në ngjarje.

Ndërkohë që së fundmi, gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet atentatit, ku duket momenti kur dy autorë të armatosur me kallashnikovë, të dyshuar si pjesëtarë të fisit Ndokaj, hapin zjarr mbi berberanën e Sokol Dacit, brenda së cilës ndodheshin dy pjesëtarë të fisit Nikulaj dhe një efektiv policie mik i tyre.

Siç duket edhe në video, autorët kanë drejtuar breshëri plumbash drejt berberhanes, plumba të cilët nuk kanë kapur objektivin e dyshuar, Merando Nikulaj. Ky i fundit dyshohet se mund të jetë plagosur, por pas ngjarjes, ai është larguar pa asnjë gjurmë, ndërsa i plagosur në vendngjarje ka mbetur pronari i berberhanes, Sokol Daci.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

“Të frikshme përmasat e sulmit me kallashnikovë në fshatin Rrilë të Lezhës.

Fuqia e zjarrit ndaj berberanës së Sokol Dacit, i plagosur rëndë, duket si një sulm kartelesh në Amerikën Latine.

Vetëm Zoti, duket se u tregua i mëshirshëm, pasi bëri të mundur të shpëtohen nga vdekja e sigurtë, jetët e personave që ndodheshin brenda berberanës dhe jashtë saj, në një hapësirë prej 10 metrash katrorë.

Në pamje, momenti kur dy autorë të armatosur me kallashnikovë, të dyshuar si pjesëtarë të fisit Ndokaj, hapin zjarr mbi berberanën e Sokol Dacit, brenda së cilës ndodheshin dy pjesëtarë të fisit Nikulaj dhe një efektiv policie mik i tyre.

Në shkëmbimin e zjarrit dyshohet se janë përfshirë të paktën 4 persona, dy me pistoleta nga brenda lokalit dhe dy me Kallashnikovë nga jashtë lokalit…”, shkruan Hoxha.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 nga të dyshuarit, Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka, nën akuzën e tentativës së vrasjes. Po për të njëjtën ngjarje është shpallur në kërkim edhe 21-vjeçari Merando Nikulaj, i cili dyshohet se ka mbetur i plagosur në këmbë, pasi teksa është larguar nga vendngjarja, është kapur nga kamera e sigurisë duke ecur me vështirësi. Ai dyshohet po ashtu të ketë qëlluar me armë zjarri nga brenda berberhanes. Gjithashtu, është ndaluar edhe efektivi Besart Kovaçi për shpërdorim detyre dhe moskallëim krimi.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 1 shkurtit, ku breshëri plumbash u gjukatën drejt berberhanses së Sokol Dacit. Ky i fundit ndodhej brenda ambjentit kur u sulmua dhe si pasojë ka marrë tre plumba: një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë, ndërsa objektivi Merando Nikulaj është larguar pa gjurmë. 

Por, çfarë i lidh 3 autorët dhe Nikulajn? Konflikti mes tyre ka nisur që në verë. Mësohet se Merando Nikulaj bashkë me kushëririn e tij janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pranë zonës së plazhit ku kanë edhe hotelin. Dy djemtë e Nikulajve i kanë përplasur motorin djemve të fisit Ndoka, ku mësohet se janë konfrontuar fizikisht, me shkopa bejsbolli dhe sende të tjera të forta. Merando Nikulaj është çuar në gjyq lidhur me sherrin që ka pasur me djemtë e fisit Ndoka./ZËRI

Poll

MOS HUMB