Aktualitet

Si u fut në kurth nga Arjon Hasaj? Detaje nga vrasja e Ramazan Matajt, autori pagoi një vajzë për t’i nisur mesazhe zanore

Nga dosja hetimore, mësohet se autori i dyshuar, Arjon Hasaj, fshihet pas adresës në Instagram me të cilët kishte kontaktuar viktima.

zh.ll
Si u fut në kurth nga Arjon Hasaj? Detaje nga vrasja e Ramazan Matajt,
Arjon Hasaj dhe Ramazan Mataj

SHKODËR- Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i Ramazan Mataj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 5 janarit në Postribë të Shkodrës. Dy vëllezërit, Arjon dhe Klisman Hasaj, janë autorët e dyshuar të ngjarjes, njëri si organizator e tjetri si ekzekutor. Nga dosja hetimore, mësohet se autori i dyshuar, Arjon Hasaj, fshihet pas adresës në Instagram me të cilët kishte kontaktuar viktima.

Vetë Arjoni ka pranuar autorësinë dhe ka rrëfyer detaje nga takimi me viktimën. Ai rrëfeur se organizaoi takimin me Matajn, përmes një profili mashtrues në Instagram, duke u hequr si femër. Madje, për këtë, kishte punësuar edhe një vajzë rome për t'i nisur mesazhe zanore Matajt, në mënyrë që ky i fundit të bindej se po fliste me një femër. Natën e krimit, sapo viktima ishte afruar me makinë, autori ka pohuar se e qëlloi 18-19 herë me një pushkë 20-she dhe më pas është larguar me biçikletë në shtëpi dhe fshehu armën pas shtëpisë. Ai ka shfaqur pendesë për krimin, pasi shprehet se ka qenë i ngarkuar psikologjikisht, ndërsa sipas tij, askush nuk ka patur dijeni. 

Ndërkohë, vëllai i tij, Klisman Hasaj i dyshuar për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit nuk ka pranuar asnjë akuzë ndaj tij duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të vëllait dhe faktit që do kryente vrasje. 

Dy të pandehurit gjatë qëndrimit në mjediset e policisë Shkodër nga një përgjim i bërë në komisariat flasin për vrasjen duke rënë dakord që fillimisht të mos e pranojnë nëse policia nuk ka prova por pas sekuestrimit të armës së krimit. Prokuroria thekson në dosje se ka prova materiale (armë, municione, gëzhoja) të cilat janë sekuestruar dhe çështja do vijojë në gjykatë.

Hetimet dhe deklarimet e familjarëve dhe dëshmitarëve të tjerë do mbeten pjesë e procesit gjyqësor. Motra e të arrestuarve, Armela Hasaj deklaroi se që nga 2018-ta kishte një lidhje me Ramazan Mataj dhe se shpesh herë ai e ka kanosur gjë për të cilën ka bërë edhe kallëzim por viktima nuk e ka pranuar kanosjen ndaj saj e cila ka marrë disa herë urdhër mbrojtje nga gjykata për këtë rast.

Babai i viktimës, Fatmir Mataj ka deklaruar se djali i tij i ka thënë se do takonte një vajzë nga fshati Drisht me të cilën kishte qëllime serioze, ndërsa natën e gjarjes, ai nuk mori asnjë përgjigje nga telefoni i djalit të tij, derisa në mëngjes u njoftua për vrasjen nëpërmjet mediave. Ndërkohë, babai i dy vëllezërve të dyshuar si autorë, Rrustem Hasaj u shpreh se nuk ka patur dijeni as për vrasjen, as për numrin me të cilin është hapur adresa e Instagramit nga djali i tij Arjon Hasaj dhe as për armët që u gjetën në oborrin e shtëpisë.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Shkodrës dërgoi për gjykim dy vëllezërit, Arjon dhe Klisman Hasaj.

Arjon Hasaj dëshmoi se e vrau 33-vjeçarin se ai ka shkatërruar dy martesa të motrës së tij, madje ish-burrit i ka dërguar video intime. Ndërsa vëllai i tij, Klisman siguroi kushtet për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit. Pavarësisht akuzave, ai nuk e ka pranuar krimin duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të vëllait. 33-vjeçari, Ramazan Mataj u ekzekutua mëngjesin e 5 janarit, vetëm 2 kilometra larg banesës së tij, ku edhe ishte duke shkuar me mjetin e tij, tip "Mercedez Benz". Viktima kishte jetuar për afro 1 vit e gjysmë në Belgjikë, bashkë me të vëllain, i cili ndodhet atje, dhe pas kthimit punonte në ndërtim në Malin e Zi./ZËRI

Poll

MOS HUMB